Partizani është mundur me rezultatin e thellë 3-0 në Zvicër ndaj Baselit vendas në ndeshjen e parë të vlefshme për turin eliminator të Conference League.
“Të kuqtë” e Dajës e kanë pasur pothuajse të pamundur t’i bëjnë ballë furisë vendase që kishte në organikën e tij dhe shqiptarët si Xhaka apo Kasami.
Një gol i Arthur dhe dy të Stocker vulosën fatin e kësaj ndeshje, rezultat që ul pothuajse në zero mundësitë e Partizanit për të kaluar në fazën tjetër të këtij kompeticioni.
Në ndeshjet e tjera të kësaj mbrëmjes Teuta u mund 0-2 nga amatorët e Inter Escalades, Laçi fitoi minimalisht 1-0 ndaj rumunëve të Universitae Craiova, ndërsa Vllaznia u mund 1-0 në transfertën qipriote ndaj AEL.