Kryeministri Edi Rama ka qenë sot mysafir në një bujtinë që është e hapur për turistët në fshatin Labovë e Kryqit në Gjirokastër.
Kreu i qeverisë freskohet fillimisht në burimin e fshatit dhe më pas i drejtohet bujtinës që menaxhohej nga nënë Maria, i shoqëruar nga drejtoresha e AZHBR-së dhe ish-ministrja e Kulturës.
Gjatë bisedës me nusen e shtëpisë Rama nuk i ka kursyer as batutat, duke e pyetur për marrëdhënien me vjehrrën.
“Me vjehrrën mirë shkoni?”, ka qenë pyetja e Ramës për nusen. Ndërsa ajo i është përgjigjur: “Super, më mirë se mund ta mendoni”.
“☀️🏡❤️Labovë e Kryqit, Libohovë – Në bujtinën “Maria”, shtëpia e parë që hapet për turistët në këtë fshat plot histori, falë mbështetjes sonë nga Skema Kombëtare e Financimit prej AZHBR, për ngritjen e bujtinave turistike dhe agroturizmave në fshatin shqiptar, ku ndërthuren tradita dhe modernia, në funksion të zhvillimit të ekonomisë familjare, lokale dhe kombëtare 🥗🥘 🏡☺️
#BeautifulAlbania🇦🇱❤️ #SkaKohëPërPushim🏃♀️🏃🏻♂️”, shkruan Rama në “Facebook”.
/m.j