Gjashtë punonjës të shëndetësisë janë pushuar nga autoritetet e një spitali në New Jersey, pasi nuk respektuan urdhrin e vaksinimit të kompanisë.
RWJBarnabas Health po kërkon gjithashtu që i gjithë stafi dhe mjekët të vaksinohen ditët në vijim.
“Është përgjegjësi etike dhe profesionale për të mbrojtur pacientët tanë dhe për të siguruar një mjedis të sigurt, pa Covid-19.”
Në një deklaratë, RWJBarnabas Health tha se prej 14 korrikut, 2.979 anëtarë të stafit, ose 99.7 për qind, janë vaksinuar plotësisht, ndërsa 6 nuk zbatuan urdhrin. Për këtë arsye, ata janë shkarkuar nga puna.
/a.r