Ushtria e Rusisë thotë se “kutia e zezë” e aeroplanit luftarak, që është rrëzuar nga Turqia muajin e kaluar, është shumë e dëmtuar për deshifrim.
Autoritetet ruse kanë shfaqur shpresën se kjo kuti do të jepte informacione për ta mbështetur pretendimin e Rusisë se bombarduesi i tipit Su-24 nuk kishte hyrë në hapësirën ajrore të Turqisë, para se të goditej afër kufirit Turqi – Siri, më 24 nëntor.
Turqia thotë se pilotët rusë i kishin injoruar thirrjet se po e shkelnin hapësirën ajrore të Turqisë.
“Ripërtritja e informacioneve dhe leximi i të dhënave për fluturim u dëshmua e pamundshme për shkak të dëmtimit të brendshëm”, tha sot Sergei Baimetov, nga Forca Ajrore e Rusisë.