Përmbytjet katastrofike kanë shkaktuar një situatë shumë të rëndë në zonat e prekura në Gjermani.
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka publikuar fotot e disa qytetarëve shqiptarë që jetojnë e punojnë prej disa vitesh në Gjermani, të cilët kanë shkuar vullnetarisht në një nga zonat e goditura më shumë (Bad Neunar) për të ndihmuar banorët e këtij qyteti në pastrimin nga aluvionet e shumta të reshjeve katastrofike që pushtuan zonën.
Balla në postimin e tij në facekook shkruan se miku i mirë është ai që rë gjendet në ditë të vështira.
Kujtojmë se Taulant Balla është Kryetar i Grupit të Miqësisë Shqipëri-Gjermani./m.j