Një 53-vjeçar është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e të martës në Fushë Gjormë të Kurbinit.
Viktima identifikohet si P.Gj., banues në Adriatik. Nga të dhënat e para, dyshohet se ai ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Nga kqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.
Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
/a.r