Një zbulim i rrallë është bërë në Britaninë e Madhe. Një meteor që mund të datojë 4.6 miliardë vjet më parë është gjetur pranë fshatit Woodmancote në Gloucestershire.
Meteori është gjetur nga kimisti Derek Robson dhe e ka cilësuar si një objekt shumë të rrallë.
Lidhur me këtë zbulim ekspertët morën leje të veçantë nga Këshilli i Tewkesbury për të organizuar kërkimin në Mars të këtij viti gjatë bllokimit të Covid dhe arritën që të gjenin këtë meteor.
Deri tani vlera e këtij objekti të rrallë ka shkuar 100 mijë Paund, por ekspertët thonë se shifra mund të rritet në vijim.
Sipas shkencëtarëve udhëtoi më shumë se 110 milion milje, nga orbita mes Marsit dhe Jupiterit, dhe kjo mund të jetë dhe një dëshmi se si ka nisur jeta në Tokë.
Shkëmbi është vlerësuar si shumë i rrallë dhe përmban material biologjik. Më pak se 5 për qind e meteoritëve që bien në Tokë i përkasin këtij klasifikimi.
Shkencëtarët me qendër në Universitetin Loughborough po analizojnë meteorin për të përcaktuar strukturën dhe përbërjen e tij, dhe shumë shpejt do të publikojnë rezultatet e tyre në një studim.