Detaje të reja kanë dalë në dritë nga arrestimi i biznesmenit Isuf Isufi, në Shkodër një ditë më parë.
Report Tv mëson se 49-vjeçarit përveç armës që iu gjet me vete, i janë gjetur edhe një sasi e konsiderueshme lekësh, që shkon mbi 2 mijë euro. Arrestimi i tij u në vendin e quajtur “Lagje Perash”.
Ndaj tij rëndon akuza për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”. Isuf Isufi, njihet si biznesmen në Shkodër, ndërkohë që disa vite me pare ka qenë edhe zv/president i Vllaznisë. Isuf Isufi është vëllai i shtetasit Hasan Isufi, i cili në prill të vitit 2020, plagosi një shtetas pas një konflikti për pronën.