Teoricienët konspirativ thonë se Arabia Saudite i ka dhënë Rusisë një armë të vjetër apokaliptike të zbuluar nën Xhaminë e Madhe në Mekke.
Këto spekulime se pajisja legjendare e quajtur “Ark of Gabriel” është gjetur nën xhaminë ‘Masjid al-Haram’, xhamia më e shenjtë në Islam, po bëjnë xhiro nëpër qoshet më të errëta të internetit.
Mitet thonë se engjëlli Gabriel, i cili i tha Marisë së virgjër se do ta lindte Jezusin dhe se ka diktuar në Kuran për Profetin Muhamed, poashtu i ka dorëzuar një kuti me “fuqi të pafund” për themeluesin e besimit mysliman, raporton Dailystar, transmeton lajmi.net
Muhamedit i është thënë që ta groposë kutinë në vendin e shenjtë, në “vendin e adhurimit”, dhe se ajo do të gjendet kur të afrohet fundi i botës.
Të mbijetuarit paranojak besojnë se Arabia Saudite ka zbuluar kutinë gjatë një projekti rindërtues të Xhamisë së Madhe, dhe ua ka dorëzuar atë rusëve.
Ata pretendojnë se ushtria ruse po e dërgon kutinë në Antarktidë, me shumë gjasë në një bazë të vjetër Naziste UFO.
Një vajzë që e quan veten Sorcha Faal pretendon se rojat e dy xhamive të shenjta në Mekke kanë kontaktuar patriarkun Kiril në Moskë, kreun e Kishës Ortodokse Ruse, për ta paralajmëruar atë se ndërtuesit kanë gjetur një kuti misterioze gjatë punës së tyre, transmeton lajmi.net
Përderisa ekipi gërmues prej 15 njerëzve kanë tentuar ta largojnë kutinë, një shpërthim i madh i energjisë ishte emituar, duke vrarë të gjithë ekipin dhe përmbysur vinçin, ka thënë roja.
Krani në pronësi të kompanisë së ndërtimit të familjes së Osama Bin Ladenit kishte rënë mbi Xhaminë e Madhe në atë datë, duke vrarë 111 adhurues gjatë një riorganizimi të madh.
Por autoritetet kishin raportuar se erërat e forta kishin përmbytur vinçin
Përpjekja e dytë për ta larguar kutinë më 24 shtator kishte shkaktuar një rrezatim të madh të plazmës që ka rezultuar në më shumë se 4 mijë vdekje, thotë Sorcha Faal.
Më shumë se 2 mijë në të vërtetë kishin mbetur të vdekur në Mekke atë ditë, por vdekjet ishin cilësuar si shkak i rrëmujës gjatë ikjes së pelegrinëve të Haxhit.
Autoritetet saudite kishin minimizuar në maksimum numrin e të vdekurve.
Ndërkaq, një libër i titulluar “Udhëzimet e Gabrielit për Muhamedin” thotë se engjëlli e kishte udhëzuar profetin që atë ta groposë në vendin e adhurimeve, të cilin e shfrytëzonin engjëjt para krijimit të njeriut dhe se do të zbulohej në ditët “Yaëm al-Qiyamah”, që në përkthim i bije ditët e ringjalljes, përcjell lajmi.net
Me të dëgjuar këto lajme raportohet se Vladimir Putin ka urdhëruar Admiralin Vladimisky që të shkojë dhe ta marrë kutinë nga qyteti i Jeddah- dalja në Meke dhe ta dërgojë atë në Antraktidë.
Dy satelitë luftarak rus janë lëshuar që të mbrojnë Admiralin Vladimisky dhe kargon e tij.
Disa nga këto janë të vërteta, ngaqë Admirali Vladimisky kishte nisur një aksion “ushtarako-fetar” këtë muaj në Jeddah.
Edhe përkundër faktit se të dyja vendet përgënjeshtrojnë një gjë të tillë, nuk mund të quhet si vizitë zyrtare ngase marrëdhëniet ndërkombëtare mes të dyja vendeve janë shumë të dobëta.
Por, Sorcha Faal dështon të spjegojë teorinë e saj dhe nuk jep sqarime se pse Arabia Saudite do t’ia jepte një gjë aq të shtrenjtë Rusisë, apo pse Rusia do ta dërgonte atë në antraktidë.
Faal mendohet të jetë pseudonim i përdorur nga David Booth – i cili operon me ueb-sajtin “Çka do të thotë”, në të cilin këto spekulime u paraqitën fillimisht.
Booth beson në besime tjera që përfshijnë profeci se një planet misterioz i fshehur i quajtur “Nibiru” do të godas Tokën në Mars të vitit 2016.