Ai vuri theksin te disa problematika kryesore të sektorit të bujqësisë, ku tha se mungon krahu i punës, ndërsa i kërkoi shtetit që të jetë më aktiv dhe t’i kushtojë më shumë vëmendje këtij sektori.
Pjesë nga intervista:
Atë territori atje e kanë zaptuar. Ai është një territor i krijuar nga deti, që e ka zaptuar ai tipi atje. Do i vijë radha e asaj, për ta çliruar gjithë vijën bregdetare, por policia ka qenë në zonat e populluara deri më tani. Në Divjakë punë është kryer dhe vepër është ndërtuar. Puna jonë ka qenë një qasje për t’i shërbyer komunitetit. Shëndetësia ka marrë një theks të madh në vitet e fundit. Ne po investojmë në dy qendra shëndetësore këtu, njëra në Tërbuf, që është njësia administrative më e madhe në Divjakë, si dhe një qendër tjetër në këtë bashki. Prej muajsh, në gjithë këtë territor jemi Covid-free, për shkak të kujdesit të njerëzve, por edhe kujdesit shëndetësor. Jemi pak pas me vaksinimin këtu.
Infrastruktura ka qenë fokusi tjetër, ku falë investimeve, ju është lehtësuar njerëzve lëvizja. Ajo që kemi bërë me bujqësinë është gjëja më e rëndësishme, kanale pa fund, hidrovori, etj. Mendoj që për këto katër vitet që vijnë bujqësia do duhet të jetë prioriteti absolut i qeverisë. Për sa kohë bujqësia është një sektor shumë i gjerë, do duhet që bujqësia të jetë sektori kyç që duhet të marrë gjithë vëmendjen, financimet publike pa më të voglin diskutim, duhet t’i vëmë çati. Ne sot në bujqësi kemi një problem shumë të madh, që është krahu i punës, që edhe mungon, edhe po plaket, sepse brezi i ri, që ka parë se çfarë ka vuajtur prindi në atë bujqësinë pa çati, që merr shumë punë e mund dhe në fund merr pak të ardhura, nuk e preferon këtë lloj pune, sepse nuk preferon jetën që kanë bërë prindërit e tij.
ku eshte ajo qeveri qe i drejtohet ky sh brace,asaje malazeze apo te maqedonise veriut.