Është cilësuar si insekti më vdekjeprurës në botë për shkak të sëmundjeve që përhap. Gjithashtu ai është edhe insekti më i përhapur.
Pamjet e miliona mushkonjave që duket sikur formuan një “tornado” shkaktuan panik në një zonë në Rusi.
Fenomeni u filmua në bregun lindor të Kamchatka, duke shkaktuar frikë midis vendasve.
Ekspertët thanë se vendasit nuk duhet të shqetësohen për këtë grumbullim, i cili ishte një “fenomen bashkimi”.
“Këto janë mushkonja meshkuj që grumbullohen rreth femrave për t’u çiftuar – nuk ka asgjë të keqe në këtë,” tha Lyudmila Lobkova.
Mushkonjat e gjinisë mashkullore ‘nuk i sulmojnë njerëzit’, tha ajo. Vendasit thonë se janë mësuar me fenomene të tilla, por jo kaq shumë sa këtë vit.