Pasditen e sotme, i është dhënë lamtumira e fundit 26-vjeçares greke, Garyfallia Levakou, e cila u vra nga i dashuri i saj teksa kishin shkuar për pushime në ishull. Në ceremoninë e zhvilluar në kishë për farmacisten, gjithçka ishte e bardhë.
Prindërit e saj dhe 3 vëllezërit kishin vendosur që të mbushinin vendin me lule, tullumbace dhe çokollata të bardha.
Ndërsa disa njerëz mbanin një banderolë ku shkruhej: “S’ka më karafil – Nuk ka më ngacmues”. Kuptimi i të cilës nuk është zbërthyer nga mediat vendase.
Ngjarja e rëndë ndodhi të premtën mbrëma, ku 30-vjeçari hodhi nga shkëmbi të dashurën e tij pasi një sherri banal që kishte nisur për ngatërresën e rrugës.
Sipas dëshmisë së tij, ai ishte futur në det por kur e kishte parë pa ndjenja kishte dalë sërish. Sipas ekspertizës, e reja ishte ende gjallë dhe mund të shpëtohej nëse do ta kishte nxjerrë, por nuk ndodhi ashtu./m.j