Legjenda e futbollit anglez, Paul Gascoigne, është dërguar në spital të shtunën pasi kishte rënë pa ndjenja në dhomë të një hoteli. Gascoigne 48-vjeçar, nga mysafirët është përshkruar si i dehur tej mase, sa që mezi kishte ecur, kur është regjistruar në hotel për të qëndruar para-Krishtlindjes, shkruan The Sun. Ai më pas kishte tentuar të merrte më tepër alkool, por iu refuzua kërkesa. Stafi i hotelit më pas e gjeti atë të shtrirë në dysheme në orët e hershme të mëngjesit. Gjaku dilte nga dora e tij të cilën e kishte prerë në një xham derisa ishte rrëzuar. Ai është dërguar në spital në 5 të mëngjesit, përcjell Koha Ditore.
“Kurrë nuk kam parë një njeri aq të prishur nga alkooli. Është aq e trishtueshme. Ai dukej si një plak shtatshkurtër”, ka thënë një nga mysafirët. Legjenda e futbollit anglez, Gascoigne, ka kaluar me vite duke luftuar alkoolizmin, por pa sukses.