Ditën e sotme është mbledhur Komiteti Teknik i Ekspertëve për të diskutuar sërish rreth situatës aktuale të krijuar nga koronavirusi në vend dhe për masat.
Komiteti ka propozuar zgjatjen e orarit për lejimin e muzikës nga ora 22:00 që ishte, në 23:00.
Sa i përket masave të tjera, Rakacolli u shpreh se ata do të vijojnë të mbeten të njëjta ndërsa situata nga COVID është e qëndrueshme.
Sipas saj, duhet të vaksinohemi pasi mosvaksinimi është arsyeja kryesore që shumë persona shfaqin formë të rëndë të COVID.
“Në Shqipëri kemi një situatë të qëndrueshme edhe në kushtet që nga 1 korriku masat janë lehtësuar. Është e rëndësishme edhe karakteristika që tha profesori për personat që janë të sëmurë. Fashat e vaksinimit duhet të ishin vaksinuar. Mosvaksinimi është arsyeja kryesore pse ata shfaqin formë më të rëndë të COVID. Komiteti i Ekspertëve., duke u bazuar në të dhënat e deritanishme dhe vaksinimit, propozon zgjatjen e orarit nga 22:00 deri në 23:00. Masat e tjera mbeten në fuqi si përpara”, tha Rakacolli.
/b.h