Nga Akademik Enes Karić
Njohja rreth drithërueses
E thënë dhe e regjistruar në gjuhën e kronistëve, një fenomen jashtëzakonisht i rrezikshëm, i përhapur në të gjithë planetin, e ka goditur njerëzimit dhe e ka tronditure gjithë botën nga themelet e saj. Nga fundi i vitit 2019, mjetet e informimit janëkapluar me lajme në lidhje me një infeksion të rrezikshëm të shkaktuar nga i ashtuquajturikoronavirusi (i përcaktuar profesionalisht si SARS-CoV-2). Ky infeksion, si një sëmundje e rrezikshme kaluese, u emërua zyrtarisht si COVID-19, dhe kështu u regjistrua zyrtarisht në botë në libra mjekësorë dhe libra të tjerë të rëndësishëm.
Prandaj, siç është pranuar gjerësisht në qarqet shkencore deri më tani, sëmundja apo infeksioni i quajtur COVID-19 sulmon vetëm njerëzit, edhe pse fillimisht u erdhi atyre nga kafshët, domethënë nga Natyra. Thënë më mirë, në këtë etapëtë tij,infeksioni po përhapet dhe përcilletkryesisht midis njerëzve, dhe deri në mesin e Shtatorit 2020, (kur po shkruhet kjo ese) COVID-19 kishte vrarë mbi nëntëqind mijë njerëz në të gjithë botën. Për më tepër, numri i njerëzve të infektuar me virus në të gjithë planetin po i afrohet shifrës tridhjetë milionë. Në lidhje me këtë virus, pak a shumë, dihet shumë ose dihet gjithnjë e më shumë.
Është e njohur që me këtë epidemi e gjithë bota papritmas është bllokuar.Siç është e njohur, edhe ajo se i gjithë njerëzimi, pothuajse brenda natës, u gjend në gjendje të thellë stresi, ankthi, frike, paranoje të përgjithshme të llojeve të ndryshme, si dhe në mes të shumë teorive të konspiracionit. Rreth koronavirusit shumë shpejt u zbuluan shumë gjëra, u bë publike dhe u tregua: origjina, natyra, speciet, llojet dhe zakonet e tij agresive të vrasjes tashmë shkencëtarët rrënjësisht i kanë hulumtuar, specifikuar dhe sistemuar. Është e njohur edhe ajo që gjatë gjithë këtyre muajve, paraqiten dhe testohen disa lloje të vaksinave në anët e ndryshme të globit. Se i gjithë njerëzimi pret vaksinën “si i ftohti i diellit” – rreth kësaj nuk ka nevojë as të flitet.
Është e njohur ajo, është e njohur kjo… rreth SARS-CoV-2. Sigurisht, e gjithë ajo çfarë është e njohur rreth virusit do të mund të numërohet për një kohë të pacaktuar. Padyshim në qarqet shkencore rreth këtij virusi ekzistojnë edhe informacione të veçanta, dhe rreth tij, sigurisht, janë dokumentuar njohuritë e mëdha të ekspertëve mjekësorë në institucionet më të njohura të kujdesit shëndetësor në të gjithë botën.
Përkundër kësaj, e gjithë kjo njohuri njerëzore për koronavirusin, megjithëse mbresëlënëse, është treguar se ka krijuar modele të efektit të tij praktik dhe ritmeve të brendshme të zbatimit të tij. Zbatimi i kësaj njohurie nuk është, si të thuash, automatik dhe as nuk është “në buton”. Rezultatet e njohurive njerëzore duhet të kenë gjithnjë edhe mekanizma ose “protokolle” të zbatimit të tyre, e gjithë kjo në mes të përvojës njerëzore që duhet të verifikohet dhe respektohet. Dhe që ajo përvojë të jetë e besueshme, kërkon për tu përballur me kohën. Veprimi i njeriut mbi zbulimet e njohurive të tij nuk zhvillohet me shpejtësinë e dritës. Është e nevojshme të pritet që rezultatet e dijes të sedimentohen, që të gjithë përbërësit e saj të renditen në mënyrë që njohuria në tërësi të jetë aktive dhe e padëmshme në vet aplikimin, në vet përvojën. Në këtë drejtim, COVID-19 e mësoi njerëzimin rreth asaj se si ajo diçka që është mbi njeriun, domethënë Zoti (ose Natyra, nëse kjo në këtë rast disave u tingëllon më e pranueshme), zbulon ndërhyrjen e saj papritmas, nga pozicioni i pritës, përmes sprovës së frikshme që gjithë njerëzimin po e vendos përpara rishqyrtimeve të mëdha.
Deri tani është treguar: ajo që njerëzit kanë, ose do të kenë njohuri shpëtuese rreth koronavirusit nuk do të thotë se rreziku nga virusi mund të eliminohet menjëherë! Kjo shihet nga fakti se virusi i përmendur, edhe pse ekspertët pretendojnë se e njohin mirë, mbetet diçka që në fund të vitit 2019 dhe gjatë vitit 2020 është akoma i pacipë i paprekur dhe i pathyeshëm, që është me të madhe përtej njohurive të njeriut, që do të ishte menjëherë e zbatueshme, efikase, në kohë, praktike dhe shpëtuese.
Koronavirusi ka dhjetë muaj që po përhapet. Me vdekshmërinë e tij, duket se gjithnjë e më shumë i sfidon profesionet mjekësore, njohuritë, teknikat dhe teknologjitë e respektueshme.
Sikur nuk është më problem nëse njeriu modern ka njohuri të respektueshme, p.sh. në lidhje me infeksionin drithërues të COVID-19, por problemi është ta bëjë këtë njohuri dhe zgjidhjet shkencore një mjet efektiv njerëzor, për të zhdukur murtajën e frikshme virusale nga maja e njerëzimit. Përdorimi në kohë i shpëtimprurëses kundër të rrezikshmes dhe të frikshmes është sot – dhe jo vetëm sot – një nga detyrat e rëndësishme si të shkencëtarëve ashtu edhe të vet udhëheqësve të njerëzimit.
Nuk është e panjohur që njeriu bashkëkohor (ose modern) i ka të dy që moti: edhe njohuri të mëdha drithëruese për Natyrën (madje edhe për atë të frikshmen në të), nga njëra anë, dhe ndihmesat shkencore dhe teknike që ato njohuri t’i zbatojë, nga ana tjetër. Të dyja, edhe njohuria edhe teknika, i zbuluan njeriut, veçanërisht gjatë shekujve XX dhe XXI, shumë zona të Natyrës dhe Universit dhe i afruan si sektorë të së njohurës deri te, mund të thuhej, dimensione të frikshme.
Përkundër kësaj, njerëzimi i sotëm jeton në prag të aporisë së hidhur: pyetja këtu nuk është nëse njeriu i sotëm di shumë, porpyetja e drejt është: Çfarë mund të bëhet në kohërat e ndryshimit rrënjësor, siç janë këto të në të cilat jetojmë, që këtë njohuri njeriu ta zbatojë në mënyrë të padëmshme dhe shpëtimprurëse? Dhe a mund ta ketë njeriu modern atë njohuri në të dy dimensionet e rëndësishme, si në kohë ashtu edhe në mënyrë shpëtimprurëse?! Gjegjësisht, njëra pyetje është zotërimime njohurinë, teknikën dhe teknologjinë e dimensioneve të frikshme (p.sh. njohurianjerëzore e ndërhyrjes fizione dhe fuzione në atome dhe molekula), dhe krejt tjetër është pyetja se si ta posedojmë këtë njohuri në mënyrë të padëmshme, ta kontrollojmë moralisht dhe ta zbatojmë atë në një mënyrë të duhur dhe të dobishme?! Kjo është, çfarë dhe si të bëhet që njohuria njerëzore të mos e mbizotërojë njeriun dhe Natyrën, çfarë dhe si t’i bëhetqë pasojat e këqija dhe të dëmshme të dijes njerëzore të mos jenë të pakthyeshme?!
Pikërisht këtu, në mosdhënien e garancive të sigurta për zbatimin e padëmshëm të njohurive njerëzore, qëndrojnë rreziqe shkatërruese për njeriun dhe qeniet e tjera të gjalla në Natyrë dhe në Tokë, madje edhe për tërë jetëgjatësinë e vet Tokës. Dhe, ndoshta, nga ato pjesë fqinje ose të afërta të kozmosit.
Përkatësisht, nga kjo pjesë e kozmosit që është e banueshme në planetin Tokë, pikërisht është njeriu ai që ka guxuar dhe shumë gjëra në mënyrë të pamoralshme ka ndërmarrë që shumë njohuri rreth të frikshmes në Natyrë përdorur dhe zbaton me qëllim të provokimit të kaosit. Shekulli i kaluar i njëzet ofronbollëkprovashqëpikërisht njeriu u mbështet në shkencat e tij dhe disa prej tyre i përdori për të shkaktuar kaos (çrregullim, fasād, siç thotë Fjala Hyjnore e Kuranit) në Kozmos (kawn ose rend). Por, vet Natyra reagon në mënyrën e vet dhe kundërshton përpjekjet e njeriut për kaos në/mbi të. Këto shpërthime të Natyrës janë të tmerrshme, ndoshtado të jenë edhe më të tmerrshme.
Mund të thuhet se edhe kjo pandemi virusale, nën të cilën gërmon i gjithë njerëzimi, e shkaktuar me sjellje arrogante të njeriut ndaj Natyrës, por edhe ndaj natyrës së tij njerëzore. Virusi nuk erdhi i paftuar, pa provokim dhe pa shkaktim. Ishte njeriu ai që e alarmoi dhe e detyroi të lëvizte dhunshëm nga mjedisi i tij natyror, të cilin e kishte banuar paqësisht për vite me radhë.
Nga mijëra e mijëra informacione rreth këtij virusi (prej të cilave mezi mund të lexohenvetëm disa qindra), ka numër i madh mendimesh të bazuara se koronavirusi erdhi pikërisht nga Natyra, ku ka qenë, larg nga njeriu, për kohë dhe periudha të gjata. Shkencëtarët pretendojnë se njeriu atëherë, në pushtimin e tij të vetëdijshëm të Natyrës dhe perandorive të saj, ndërmori hapa të papërgjegjshme me lirinë e tij dhe në dëshirën për të përfituar dhe përvetësuar burimet e Natyrës shkaktoi shqetësim dhe shkatërrim mbi vendbanimin natyror të koronavirusit.
Sigurisht, Natyra reagoi shpejt, ajo u përgjigj. Pasojat tani janë të njohura planetarisht, njerëzimi është bllokuar, befasuar dhe shtangur. Megjithëse kurrë më parë nuk ka pasur kaq shumë qendra të respektueshme shëndetësore dhe institucione mjekësore në Tokë, as një numër kaq i madh i ekspertëve mjekësorë, shfaqja e papritur e koronavirusit duket se i mposhti, turpëroi, trullosi dhe i befasoi të gjithë. Kjo tregon se njeriu kurrë nuk mund të njohë plotësisht e deri në fund të gjithë sektorët drithëruesnë Natyrë. Është gjithmonë e mundur që Natyra të hapë të shtënat e saj drithëruese ndaj njerëzimit që nuk i ka hapur kurrë më parë.
Nuk ka dyshim që COVID-19 është një rrezik dhe një shkatërrim sjellje natyrore. Është një fenomen natyror dhe paralajmërim i rëndësishëm: sa herë që njeriu trajton Tokën dhe Natyrën në mënyrë zotëruese, me nënshtrim, pronësi dhe tirani, domethënë kur ai e trajton Natyrën si një zonë ku ai mund dhe dëshiron të provokojë kaos, pasojat për njeriun dhe për Natyra bëhen të tmerrshme.
Luftërat, murtaja
Po ashtu, a nuk ishtee ashtuquajtura murtaja bubonike në botë në mes të shekullit të katërmbëdhjetë (e shkaktuar nga bakteri Yersinia pestis) një kthim i tmerrshëm i Natyrës në shkatërrimin e mëparshëm (mongol) të qyteteve dhe civilizimeve, si dhe shkatërrimin e miliona njerëzve në Azinë Qendrore, Iranin, Irakun, Sirinë, Anadollin…?! Dhe a nuk ishte Evropa në atë kohë (në mesin e shekullit të 14-të) e zhytur në luftërat e saj të tmerrshme ndaj të gjithëve? – siç shprehet John Kelly në librin e tij The Great Mortality (Vdekshmëria e Madhe). A nuk ishte murtaja bubonike reaksion i Natyrës ndaj shndërrimit të miliona njerëzve refugjatë?
Jo radhë edhe shfaqja e të ashtuquajturave etheve spanjolle (1918) shpjegohet si një reaksion i drejtpërdrejt i Natyrës ndaj pasojave të tmerrshme të Luftës së Parë Botërore (1914–1918), kur civilizimi evropian dhe perëndimor përjetoi një kataklizëm të tmerrshme natyrore dhe njerëzore dhe një kolaps të paparë.
Natyra reagon, shpesh papritmas, ashtu siç e sfidon edhe njeriu arrogant atë papritmas. Natyra e alarmuar dërgon miliarda shigjeta të saj vdekjeprurëse, plotësisht të padukshme për syrin e zakonshëm njerëzor, në mënyrë që t’i japë masën e duhur lakmisë, veprimeve dhe vendimeve arrogante të njeriut. A nuk ndodh kështu me shfaqjen e koronavirusit sot?! Fakti që njohuritë e njeriut për të frikshmen në Natyrë po zgjerohen, nuk do të thotë që ato të zhdukin drithërimin. Vetëm fizika nuk është e mjaftueshme për ta zbutur këtë të frikshmen me lehtësi. Metafizika gjithashtu duhet të thirret për ndihmë.
Luftërat e përmendura pak më parë: pushtimet Mongole në shekullin XIII, luftërat Evropiane në shekullin XIV, Lufta e Parë Botërore… Por, njerëzimi ka udhëhequr luftëra të ndryshme. Megjithëse luftërat janë gjithmonë të tmerrshme, gradimi midis luftërave përcaktohet nga pasojat që ato lanë pas. Kështu, nga luftërat e zhvilluara para fillimit të shekullit XX, nga konfliktet në të cilat nuk kishte përdorim masiv të asaj që nuk ishte ende në sasi të mëdha: helme lufte, armë kimike dhe biologjike (të mos përmendet që atëherë ende nuk kishte armë bërthamore, atomike dhe të tjera të tmerrshme…), prandaj, nga këto luftëra “të vjetra” ose “klasike”, njerëzimi dukej se ishte në gjendje disi të rimëkëmbet. Natyra në kohërat para-industriale dhe para-bërthamore, pak a shumë, ishte disi e kursyer ose (mund të thuhet) vetëm deri diku e dëmtuar. Por, këto dëme të shkaktuara nga njeriu të Natyrës nuk ishin të pakthyeshme.
Pakthyeshmëria e pasojave
Problemet e mëdha filluan pothuajse në mënyrëtë padukshme, për t’u shfaqur gradualisht, në ato kohëra kur njerëzimi para modern, diku në fund të shekullit XVIII, filloi të zhvillonte lloje të veçanta të luftërave kundër Natyrës dhe të bënte fushata lufte që bëheshin gjithnjë e më mizore. Si luftë e veçantë shkatërruese kundër Natyrës u tregua Revolucioni Industrial, d.m.th., një nga rezultatet ose pasojat e tij, e që është shfaqja dhe zbatimi itë ashtuquajturës Shkencës dhe teknikës ekzakte në shfrytëzimin e burimeve të Natyrës. Që atëherë e së këndejmi, disa rrugë të zhvillimit shkencor dhe teknologjik kanë çuar, kryesisht në nivelin e zbatimit praktik, në trajtimin e njeriut me kozmosin (ose Natyrën si një rend) duke provokuar çrregullime ose kaos në të.
Me sa dihet deri tani, eksperimentet e njeriut me kaosin filluan gjithnjë e më intensivisht me përgatitjen e përbërjeve të para kimike që nuk janë të pranishme në Natyrë. Për shembull, shumë përbërje kimike janë prodhuar që janë të huaja për Natyrën, sepse disa prej tyre nuk mund të zhbëhen për më shumë se dhjetë mijë vjet. Si artificiale dhe të panatyrshme, këto përbërje sillen në mënyrë të panatyrshme! Pastaj erdhën eksperimente në fushat e fizionit dhe fuzionit atomik. Deri te zbatimi i tyre vjen gjithnjë e më shumë me provat e para të jashtë luftës ose “kohë-paqeje” të bombës atomike. E pastaj, siç e dinë të gjithë, pason edhe hedhja e bombave atomike në Hiroshima dhe Nagasaki në fillim të gushtittë vitit 1945… Rrezatimi nga shpërthimi i këtyre bombave atomike është diçka që nuk mund të zhduket shpejt ose të “shpërbëhet” pa pasoja të tmerrshme për njerëzit dhe qenie të gjalla.
A bënë pjesë në teori naive të konspiracionit, apo “teori të kërcënimit”, kur thuhet se shkencat e zbatuara ekzakte, teknika dhe teknologjia e tyre, kanë rrugë ireversibile (të pakthyeshme)? Pavarësisht se çfarë mendohet në lidhje me të, ireversibiliteti (ose pakthyeshmëria, pariparueshmëria dhe pashmangshmëria e pasojave të lëna nga zbatimi i shkencës ekzakte) është aty. Pakthyeshmëria është në mes të jetëve tona! Në efektet e dëmshme të shkencave moderne, ekzakte dhe të zbatuara, nuk ka asnjë tërheqje, nuk ka asnjë kthim në fillimet e mëparshme të pastra, nuk ka asnjë braktisje të rrugës së ndjekur, nuk ka asnjë kthim prapa përgjatë pjesës së përshkuar.
Që kur u themeluan, njohën dhe shënuan si “moderne” ose “bashkëkohore”, shumë shkenca, teknika dhe teknologji ekzakte kanë karakteristikën e tyre të pakthyeshërisë. Çfarë nënkuptojnë kritikët e shkencave ekzakte të zbatuara (Martin Heidegger, Günter Anders, Theodor Adorno, Seyyed Hussein Nasr…) kur tregojnë për pakthyeshmërinë e pasojave të efektit të shkencës, teknikës dhe teknologjisë moderne ekzakte? Para së gjithash, ata tregojnë se ndërthurja e shkencës ekzakte dhe zbatimit të saj më të gjerë është gjithmonë në kërkim më të shumtë, më të shpejt dhe më të fort… (më shumë për këtë në: Dževad Hodžić, Odgovornost u znanstvenotehnološkom dobu/Përgjegjësia në epokën shkencore-teknologjike). Makineritë, makinat, armët, trenat, aeroplanët, kompjuterët, celularët, anijet kozmike… janë bërë që të tejkalohen shpejt, që të vjetrohen, të zëvendësohen nga ato më të avancuara, më të shpejta, më të forta. Avancimi dhe progresi kanë provuar të jenë një mori procesesh të pakthyeshme në kokën dhe duart e njeriut (krah. Seyyed Hussein Nasr, The Encounter of Man and Nature, the Spiritual Crisis of Modern Man/ Takimi i njeriut dhe natyrës, kriza shpirtërore e njeriun modern).
Duke vepruar kështu, vet zhvillimi ose ngjarja e “avancimit” dhe “progresit” në shkencat ekzakte po zbraz gjithnjë e më shumë burimet natyrore, në mënyrë që shfrytëzimi në rritje i vet Natyrës të bëhet një proces i pakthyeshëm. Njerëzimi nuk konsumon gjithnjë e më pak, por gjithnjë e më shumë naftë, ujë, ajër…, prenë gjithnjë e më shumë pyje, shfrytëzon gjithnjë e më shumë tokë të lëvrueshme dhe tokë të punueshme… Në këtë rreth “më shumë, më shpejt, më të fort”, njeriu në bashkëpunim me Natyrën (madje nga vet natyra e tij) nuk vjen në kozmos, por në Natyrë (si dhe në natyrën e vet) ngjall kaos.
Në rrugëtimin e këtij ireversibiliteti të produkteve dhe shpikjeve shkencore dhe teknike të njeriut, vet njeriu është bërë një qenie e paimagjinueshme e fuqishme. Rrethi i mendimtarëve të Frankfurtit (Theodor Adorno, Max Horkheimer, Jürgen Habermas…) paralajmëroi në mes të shekullit XX dhe më vonë se “fuqia e tmerrshme teknologjike që njeriu ka fituar” mbi natyrën, si dhe mbi vet njerëzimin, është një nga tundimet dhe sfidat më të mëdha të njerëzimit modern! Pyetja kryesore për filozofinë dhe teologjinë bashkëkohore është: si të heqësh njeriun modern dhe njerëzimin nga përdorimi praktik i papërgjegjshëm i shkencës keqdashëse? Dhe a do të përmbahet njeriu, që është i shtangur dhe i çmendur nga shkencëtarizmi i sotëm, nga përdorimi total i fuqisë që ka në dispozicion?
Natyra hakmerret
Por, vet Natyra ka mekanizmat të mbrojë autonominë e saj, ose të paktën të tregojë në të. Dhe kur Natyra vendos të mbrojë autonominë e saj, atëherë për njeriun ai vendim i Natyrës bëhet shkatërrues. Infeksioni COVID-19 është një nga hakmarrjet më serioze të Natyrës në nëntëdhjetë vitet e fundit, megjithëse nuk dimë gjithçka ende për të. Në rreth një muaj, në periudhën mars-prill 2020, arritjet më të mëdha teknike të njeriut u bllokuan, p.sh. fluturimi me aeroplan dhe trafik tjetër në Tokë, shumë laboratorë shkencorë u ndalën, shkollat u pezulluan, universitete, etj..U tregua si vijon: sikur COVID-19 lë gjithçka siç është, vetëm jo edhe njeriun. Atë e ndan nga njerëzit e tjerë. Dhe duke e larguar njeriun nga makineria, një pjesë e madhe e teknikës dhe teknologjisë e kontrolluar nga dy këmbësor njerëzor ndalet dhe stagnohet. Vetëm në të ardhmen e afërt do të punohet në analizat e cenueshmërisë së tmerrshme të këtij civilizimi tonë teknik dhe teknologjik.
Kurdoherë që flitet për këtë katastrofë që po ndodh, duhet të fillojmë nga detyrimi ynë për të ndarë frikën dhe ankthin me ata shkencëtarë që ngrenë zërin e tyre kundër “luftës guerile që njeriu modern po bën kundër Natyrës”, siç tha Abdulah Šarčević shumë vite më parë.
Prandaj, është detyra jonë, një detyrim moral i rendit të parë, të përsërisim me përgjegjësi me shkencëtarët e shqetësuar për ekuilibrin e prishur me dhimbje midis njeriut dhe Natyrës sa vijon:
-Planeti Tokë po humbet ekuilibrin ekologjik.
-Të gjithë jemi dëshmitarë të ndryshimeve të rrezikshme klimatike sot.
-Toka është duke u kthyer në mënyrë të pakthyeshme në një deponi për mijëra vjet të produkteve të mbeturinave të shkencës dhe teknologjisë ekzakte.
-Oqeanet e tokës janë tashmë ambiente të mbipopulluara të deponimit për miliona tonë të mbetjeve plastike, të cilat duhet të dekompozohen, pastrohen dhe eliminohen për mijëra vjet, gjë që është e pashpresë përtej jetëgjatësisë mesatare të njeriut.
-Njerëzimi dhe planeti Tokë jetojnë në mes të një kërcënimi të vazhdueshëm nga përdorimi i armëve bërthamore.
-Çernobili, Fukushima dhe disa termocentrale të tjerë bërthamorë të prekur nga aksidenti u ndaluan pas aksidentit. Çernobili është ndaluar, ai qëndron si një tempull fantazmë i pa qasshëm i shkencës ekzakte, e që pretendohet se zbatohet “në mënyrë paqësore”.
-Gjatë dekadave të fundit, luftërat tërbojnë dhe shkatërrojnë nëpër të gjithë planetin Tokë, duke vrarë, plagosur ose gjymtuar miliona, dhe duke kthyer dhjetëra miliona njerëz në refugjatë.
-Njerëzimi jeton në hijen e frikshme të terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm të llojeve më të këqija.
– Paqja midis feve në botë është trazuar, vende-vende edhe plotësisht është shkatërruar. Dhe kështu me radhë, sikur seria e këtyre ngjarjeve të së keqes, ngjarje që prishin të ardhmen e mundshme të njerëzimit, nuk u shihet fundi në horizont.
Ky përshkrim i çështjeve shkatërruese është në të vërtet një katastrofë e dukshme që ka vazhduar planetarisht për dekada, si një përhapje shkatërruese, nuk ka nevojë për komente të ditura ose arrogante. Megjithatë, a duhet të paralajmërojmë në atë më të rëndësishmen: që të gjitha ngjarjet e këtij shkatërrimi, si dhe ngjarjet e tij në tërësi, janë të pakthyeshme?
Duke marrë parasysh se ka pak shpresë që njerëzimi të heqë dorë nga prodhimi i papërgjegjshëm industrial që rezulton, për shembull, në çlirimin e mijëra tonë dioksid karboni në atmosferë – është një detyrim moral të thuash që ky shkatërrim i CO2 është i pakthyeshëm, sepse ka gjithnjë e më shumë në Tokë, e jo më pak, fabrika që dërgojnë gjithnjë e më shumë CO2 në qiell dhe atmosferë.
Prandaj, duke e ditur që fuqitë botërore nuk do të heqin dorë nga armët bërthamore, frika për të jetuar në hijen e këtyre bombave është jo vetëm konstante, por edhe e pakthyeshme. Duke parë që sot Natyra, në shumë prej sektorëve të saj, nuk mund të rimëkëmbet vetvetiu nëse njeriu nuk e ndalon luftën guerile kundër saj, dhe vet katastrofa ekologjike tregohet si e pakthyeshme. Dhe kështu me radhë, për fat të keq.
Në të gjitha këto zona, vetë pakthyeshmëria shfaqet si një fat mizor dhe fatkeq, e bërë nga bërja e mendjes së njeriut dhe nga veprimet e duarve të tij. Pakthyeshmëria vetvetiu nuk ka ndonjë qëllimdashes, por shfaqet si një evidencë shoqëruese dhe e tmerrshme e evidencës kontabël e dukurisë së dukshme të një katastrofe planetare që për momentin duket e pandalshme.
Megjithatë, sikur vet Natyra po njofton reagimet e saj gjithnjë e më të fuqishme, dhe e gjitha gjatë disa dekadave të fundit. Dhe e gjithë kjo nëpër Tokë, ashtu siçështë koronavirusi një ngjarje natyrore e aksidentit në të gjithë Tokën. Nga kjo rrjedh përfundimi se vet njeriu iu vërsul Natyrës që ajo të “shtënëgjuajtjen e vet”, të quajtur COVID-19.
Fatkeqësisht, është goxha e gjatë edhe kjo,do të thoshim listë shtesë e pasojave fatkeqe me të cilat njerëzimi i sotëm, për fajin e vet, duhet të jetojë si: stuhi shkatërruese, uragane, luftëra, masakra, gjenocide, zjarre, shpërthime në fabrika, pushtime refugjatësh, sulme terroriste, shkrirje të akulltatë planetit në të cilin jetojmë dhe banojmë (dhe jetojnë edhe disa milionatë llojeve të gjalla të florës dhe faunës), katastrofat ekologjike, infeksionet pandemike… Të gjitha këto janë shenja të qarta se njerëzimi sot duhet të rishikojë veprimet e tij që ndodhin nën diktatet e tmerrshme të pakthyeshmërisë. Nëse kjo nuk do të ndodh, nëse njeriu nuk i rishikon veprimet e tij, Natyra do të hakmerret gjithnjë e më shumë. Mësimet e saj për njerëzimin do të jenë gjithnjë e më të vështira dhe disiplinimi i saj për njeriun do të jetë gjithnjë e më intensiv. Ekziston një kërcënim në Kuran (23:18): Zoti i Dashur mund tamerr gjithë ujin, domethënë Ai mund ta lë planetin Tokë pa ujë! Në këtë aspekt, nuk duhet të harrojmë paralajmërimin e shumë shkencëtarëve sot:
Nature will have the last word on the climate crisis! (Natyra do të ketë / do të japë / fjalën e fundit mbi krizën e klimës!)
Dhe këto fjalë të Natyrës si përgjigje në krizën e klimës tashmë po dëgjohen me zë të lartë në të gjithë Tokën: stuhi shkatërruese, përmbytje të tmerrshme, ngritje të niveleve të detit, uragane, tajfune, shi acidikë, efektii serrave dhe ngrohja e ekosferës …
Aleanca e miqve të Natyrës
Si t’i shmangim gjithë këto hakmarrje të tmerrshme të Natyrës? Dhe a mund të lehtësohen të paktën pak, të gjitha katastrofat moderne (COVID-19 është vetëm njëra prej tyre)? Apo të ndalen? A ka ndonjë shpresë që njeriu i sotëm, nga ana e tij, të arrijë një lloj bashkëjetese paqësore me Natyrën? A ekziston rreziku që vet Natyra, në rreziqet gjithnjë e më të tmerrshme me të cilat reagon kundër veprimeve të papërgjegjshme të njeriut, të përdorë pakthyeshmërinë?
Të gjitha këto janë pyetje që janë bërë për dekada, në pjesë të ndryshme të botës. Problemi nuk është: a ka ndonjë pyetje të bazuar? As në atë: a jepen përgjigje të mira? Problemi fokusohet vetëm në një gjë: kur do të pushojë shkatërrimi i Natyrës nga njeriu? Dhe a mund të ndalet? Apo pakthyeshmëria e ndotjes së njeriut dhe nënshtrimi i Natyrës e ka vulosur përgjithmonë fatin e Natyrës dhe njerëzimit?
Sot, shumë mendimtarë dhe teoricienë besojnë se paqja me Natyrën dhe Tokën mund të arrihet vetëm kur njeriu të arrijë paqe me Qiellin, domethënë me Zotin. (“To be at peace with the Earth one must be at peace with Heaven/Për të qenë në paqe me Tokën duhet të jesh në paqe me Qiellin” S. H. Nasr). Por, në mënyrë që të hyjë në një projekt kaq paqësor (gjithëpërfshirës dhe të plotë), njeriu duhet të heqë dorë nga kundërshtimi i tij arrogant ndaj Natyrës. Dhe zotërimit të tij mjeshtëror që sulmon, përdhos dhe nënshtron Natyrën. Dhe pastaj ta bëjë hapin e dytë, duke pranuar si veten ashtu edhe Natyrën statusin e krijesave, të krijesave të Zotit.
Por, kërkesa të tilla për hapjen e mundësive të gjera transcendentale të bashkëjetesës së njeriut dhe Natyrës, si dhe njohja e njeriut nga pacenueshmëria e shenjtë e Natyrës, konsiderohet nga publiku i shekullarizuar si arrogancë teologjike dhe fetare. Dhe si të tillë menjëherë e refuzon atë.
A e pengon në vetvete refuzimi i njohjes se e gjithë Natyra është zhytur në botët e Hyjnores në krijimin e një platforme të konsensusit dhe aleancës sakrale dhe shekullare të njerëzimit në projektet për të shpëtuar Natyrën dhe për ta çliruar atë nga statusi i një burimi thjeshtë të shfrytëzuar, në të cilin koncentrohet? A e prish kjo edhe çlirimin e vet njeriut nga karantinat mizore që Natyra përgatit për të në nivel lokal ose global.
Sigurisht, në mënyrë që botëkuptimet e rëndësishme të njerëzimit, madje edhe ai shekullar, t’i qasen rehabilitimit të Natyrës dhe paprekshmërisë së saj, është e nevojshme të tregohet fleksibilitet dhe bujari nga pikëpamja teologjike, e gjitha për qëllimin e përbashkët – për të ringjallur qëndrimin respektues të njeriut ndaj Natyrës.
Sot, pas hakmarrjes së dukshme të Natyrës (ose Zotit), asnjë përpjekje teologjike nuk do t’i sjellë dobi njerëzimit që vuan. Përveç kësaj, në katastrofën e sotme ekologjike, ka pak ata që janë të pafajshëm në radhët e njerëzimit. Duhet vetëm të mbahet në mend se për një kohë të gjatë tani, shumë teologji janë përgjegjëse për katastrofën ekologjike, sepse në mësimet e tyre ato kanë lënë pas dore t’i drejtohen Natyrës si një subjekt i rëndësishëm, dinjitoz dhe të pacenueshëm. Ata harruan ta respektojnë Natyrën si një fqinj i të gjitha gjallesave, si një atdhe i pazëvendësueshëm për jetën si e tillë. Shumë prej njerëzve në Tokë ka kohë që kanë harruar ta respektojnë Natyrën, e që teologët mbajnë pjesë të mëdha të fajit për këtë.
Natyra sot duhet të shpëtohet duke krijuar shumë aleanca dashamirëse, si sakrale ashtu edhe shekullare, fetare dhe laike. Vetëm përmes aleancave të tilla dashamirëse është e mundur të merren dhe ofrohen kurrikula shkollore dhe universitare që u paraprijnë kurrikulave të shkencave natyrore, ato të fizikës, biologjisë, kimisë… Ato, le t’i quajmë programe të përgjithshme ose shkollore dhe arsimore kurrikula pararendëse, tek nxënësit dhe studentët do të zhvillonin të gjitha njohuritë në lidhje me Natyrën, sakrale dhe shekullare, teologjike dhe filozofike, me kusht që ata ta respektojnë Natyrën si një mjedis jetësor, të respektojnë miliardat e qenieve të saj të gjalla dhe të njohin integritetin e saj holistik.
Të gjitha traditat e njerëzimit që respektojnë dhe nderojnë Natyrën në çfarëdo mënyre të paprekshme, nga Natyra janë të mirëseardhura këtu: si frymëzim poetik, horizonte misterioze, shenjë Hyjnore, mjedis mahnitës, fqinjësinëe të gjithë të gjallëve, vello e Majave, emanacionin Sufi, gjurmë e Zotit, djepe të panumërta të jetës, etj.. Të gjitha këto mësime, sakrale ose shekullare, janë të mirëseardhura në krijimin e një aleance të gjerë dhe dashamirëse të fëmijëve të Ademit/Adamit për shpëtimin e Natyrës dhe për ndërprerjen momentale të luftës guerile që njerëzimi po bën kundër Natyrës.
Dhe vetëm në këtë mënyrë është e mundur që një kritikë e përgjithshme e efekteve të pakthyeshme të shkencave ekzakte dhe zbatimi i tyre i frikshëm sot të fillojë nën kujdesin e kësaj aleance dashamirëse.
Do të ishte mirë që njerëzit sot, të paralajmëruar nga përhapja e shpejtëe koronavirusit, të mendojnë për promovimin e shumë pikëpamjeve dinjitoze ndaj Natyrës. Do të ishte mirë që këto pikëpamje dhe recepsione të shndërrohen në interpretime të Natyrës, që në vetvete nënkuptojnë pajtimin me Natyrën. Projektet e pajtimit me Natyrën duhet të promovohen midis të gjitha segmenteve të ndryshme të njerëzimit.
Sot, këto interpretime të Natyrës si “nëna e dytë e njerëzimit” do të ishin një përpjekje bindëse për të ndihmuar njerëzimin të përpiqet të shohë në Natyrë të dukshme “të asaj që jemi”, “ku jemi”, “me kë jemi”, “pse jemi”…
Nga boshnjakishtja, përktheu e përshtati:
Azmir Jusufi