Një këngë e vitit 2013 nga reperi Dr Creep u bë virale në TikTok për shkak të tekstot që përshkruan se si në 2020 bota do të përballej me pandeminë Covid-19 gjë që ndodhi dhe po vazhdon.
Kënga “Pandemic” flet për një “koronavirus” që do të shfaqet në vitin 2020 dhe i gjithë teksti përqendrohet në këtë argument.
Sidoqoftë, vetë artisti më parë ka shpjeguar se kjo është një rastësi e çuditshme. Kur ai shkroi për herë të parë vargjet që lidhin vitin 2020 me koronavirusin, sipas tij kjo ishte diçka e pritshme pas Sars që ndodhi në vitin 2004.
Në një postim në Facebook reperi sqaroi: “Kur bëhet fjalë për vitin 2020, por edhe për 2020-2030, kjo është një periudhë është shumë e rëndësishme për mua, siç është për shumë njerëz të tjerë që kanë lexuar mbi atë që po ndodh nëpër botë.
E kam thënë 10 vjet më parë se 2012 nuk shfaqte ndonjë shqetësim, porse ne duhet t’i kushtojmë vëmendje viteve 2020-30, kam shkruar atëherë.
Për mua, vargjet janë thjesht një rastësi sesa një parashikim, pasi nuk e ndiej që po ‘përpiqesha’ të parashikoja diçka, thjesht po bëja një këngë për atë që po shikoja. Por quajeni parashikim, rastësi të thjeshtë, fat budallai, projeksion në distancë, parashikim ose çfarëdo tjetër.
Jo, nuk po bëj parashikime dhe jo, nuk jam skenarist i The Simpsons. Por, unë kam studiuar dokumente dhe kam dëgjuar ekspertë dhe informatorë për më shumë se dhjetë vjet dhe jam bazuar tek ato. Pra jo, nuk është një parashikim”, tha ai.
Sidoqoftë, pjesë nga kënga e reperit amerikan u bënë virale në TikTok kohët e fundit, me përdoruesit e mediave sociale që thanë se ishin të befasuar nga rastësia e frikshme.
/a.r