Grupi për PD e ka cilësuar antiligjor zhvillimin e Kuvendit Kombëtar të kësaj force politike dy ditë më parë. Nëpërmjet një deklarate për mediat, Grupi për PD thotë se zgjedhja e anëtarëve të rinj të Këshillit Kombëtar ka pasur problematikë që në propozimin e kandidatëve.
Sipas tyre, kandidatët u propozuan në mënyrë klienteliste nga drejtues politikë të qarqeve nga lista e deputetëve. Gjithashtu ato thonë se përjashtimi nga Këshilli Kombëtar i kritikëve që kundërshtojnë udhëheqësin, nuk ka asgjë të përbashkët me një parti opozitare.
“Gjithçka ndodhi gjatë këtij Kuvendi, tregoi dhe dëshmoi edhe një here qartë se ai që manipulon votat dhe zgjedhjet në partinë e tij, nuk ka mundësi të fajësojë tjetrin për të njëjtin krim. Bojkotimi që i bënë mijera anëtarë të partisë këtij Kuvendi, numrat e fryrë qëllimshëm nga zyrat e kontrolluara në PD, për të treguar përkrahjen për liderin suprem, si dhe votimi e numërimi natën i anëtarëve të Këshillit të ri Kombëtar, treguan edhe një herë mendësinë me të cilën udhëhiqet PD-ja sot. Shumë nga kandidatët për anëtarë të Këshillit Kombëtar u propozuan në mënyrë klienteliste nga drejtues politik të listës së deputetëve në qarqe dhe kryetarë të degëve, duke mos përfaqësuar gjerësisht anëtarësinë. Mbi të gjitha Këshilli Kombëtar nuk mund të jetë kurrësesi organ këshillues” – thuhet në deklaratë.
Duke kritikuar pjesëmarrjen në zgjedhje, Grupi për PD thotë se numrat e anëtarëve ishin fryrë nga zyrat e kontrolluara për të shprehur mbështetjen ndaj kryetarit të dmokratëve.
g.kosovari