Një akt heroik i një burri austriak i cili ua shpëtoi jetën e një çifti turk në qytetin austriak Hallein.
Hallein, një qytet afër kufirit me Gjermaninë, ishte një nga vendet më të goditura nga përmbytjet e kësaj jave.
Sipas mediave turke, kur reshjet e shiut shkaktuan përmbytje në qytet, Salih dhe Ayşe Karaaslan e gjetën veten përballë një zgjedhjeje të vështirë: të kalonin rrugën ku ndodhej restoranti i tyre për të arritur në një vend të sigurt kur përmbytjet filluan të përfshinin vendin ose të qëndronin aty.
Ata vendosën të kalonin nëpër ujërat e furishme, por u morën nga rrjedha e ujit.
Në atë moment, fqinji i tyre Alexander Eisenmann u hodh në ujë dhe e tërhoqi çiftin në një vend të sigurt pas një beteje të rëndë.
Videoja e shpëtimit u nda nga zëvendësministri i Jashtëm turk, Yavuz Selim Kıran, i cili shkroi edhe një mesazh falënderimi në gjermanisht.
“Veprimi heroik i Eisenmann, i lindur nga përgjegjësia humanitare, vlen të vlerësohet. Ne i japim falënderimet më të përzemërta”, ka shkruar Kıran në Twitter.
g.kosovari