Një shqiptar ka rënë në pranga e policisë në Kolumbi, pas një operacioni të agjencisë amerikane, DEA, i akuzuar për trafik droge. Mediat e huaja bëjnë me dije se shqiptari i arrestuar është Agim Çerma, i cili ishte edhe koka e grupit kriminal, ndërsa njihej me pseudonimin ‘Jimmy’.
Veç shqiptarit, në pranga ranë edhe 4 bashkëpunëtorët e tij, për qëllime ekstradimi në Amerikë, aksion që u ndërmor në përgjigje të një kërkese nga një gjykatë e SHBA.
Shqiptari Çerma ishte përgjegjës për koordinimin e rrugëve për të bërë të mundur trafikimin e kokainës. Ai merrte para nga grupet kriminale në Europë dhe blinte kokainë në zonën e Cauca në Kolumbi, e më pas garantonte dërgimin e drogës në fluturimet nga aeroporti ndërkombëtari ‘Alfonso Bonilla Aragón de Palmira’.
Çerma dhe bashkëpunëtorët e tij ishin të lidhur edhe me ‘Klanin e Golfit’ dhe grupe të tjera kriminale për të blerë dhe transportuar kokainën, ndërsa kishin vendosur kontakte me kontrollorët e trafikut ajror, për t’i lejuar ata të nisnin ngarkesën.
Përveç Agim Cermës, në pranga u vunë edhe:
William Cruz Pérez, i cili do të ishte njeriu i besueshëm i shtetasit shqiptar dhe personi i ngarkuar me koordinimin e blerjes dhe magazinimit të kokainës dhe krijimin e vendeve për dorëzimin e parave.
Pedro Antonio Penagos Londoño, përgjegjës për mbledhjen e drogës në ndërtesat pranë Aeroportit Alfonso Bonilla Aragón.
Jairo Fernando Cardona López, i akuzuar për kontakte me kontrollorët ajrorë dhe personelin e sigurisë nga terminali ajror për të lejuar hyrjen dhe daljen e kartave.
Edwin Durlandy Montilla González, alias ‘Kimist’, i cili dyshohet se shoqëronte përpunimin e klorhidratit të kokainës në laboratorë.
Gjatë operacionit, u kapën më shumë se 333 kilogramë kokainë dhe më shumë se 100 mijë dollarë.
g.kosovari