Policia e Shtetit bën të ditur se një tjetër person i shpallur në kërkim ndërkombëtar është kapur dhe ekstraduar falë bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Romën.
“Nga specialistët e Zyrës Qendrore Kombëtare Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Italia drejt vendit tonë, i shtetasit B. C., banues në Lezhë. Për këtë shtetas, në vitin 2018, Gjykata për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprat penale “shpërdorimi i detyrës”, “falsifikimi i dokumenteve”, “falsifikimi i formularëve, vulave ose stampave” dhe “shpërdorimi i tokës”, të kryera në bashkëpunim”, thuhet në njoftimin për shtyp të Policisë së Shtetit.
Personi i ekstraduar përmes Pikës së Kalimit Kufitar të Rinasit iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
/a.r