Kosova vijon të shënojë shifra të ulëta të pandemisë.
Ministria e Shëndetësisë atje raportoi sot 7 raste të reja infektimesh nga 2200 testime të kryera.
Në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë viktimë.
Numri i rasteve aktive mbetet 103.
Sipas të njëjtave burime janë shëruar vetëm 2 persona duke e çuar numrin e tyre në 105 mijë që nga fillimi i pandemisë.
/a.r