Nga Ilir Metaj
Sezoni veror ka mbërriur kulmin ne kalendarin historik, por nuk eshte i tille ai qe perceptohet ne zonat turistike .
Do te shohim nese statistikat do e mbeshtesin kete perceptim, por druaj qe jo.
Ne nje vezhgim të lirë në 360 gradë ne plazhe, resorte, apo edhe shetitore, ti ndjen qe vetem pik nuk eshte.
Ose kurba ka pesuar nje zhvendosje per poshte, dhe duhet te kenaqemi me nje kulm te tille te ulet.
Duke u perpjekur te reflektosh mbi arsyet, mund te numerosh 1001 te tilla objektive dhe subjektive. Ne kete liste ka plot qe lidhen me kufizimet pandemica, te pranuara apo te kontestuara nga operatoret e kesaj industrie. Por ama, nje arsyetim krahasimor mund dhe duhet ta bejme pertej kesaj.
Turizmi nuk është në pritshmëritë e fillimsezonit dhe aspak më i lartë edhe se shumë i vështiri sezon i vjetshëm.
Ky opinion dakordësohet nga restorantet apo hoteleria, sidomos në jug.
Dhe sigurisht edhe nga hallkat e tjera të industrisë së turizmit, si transporti, peshkimi,suvenirët, prodhimet bujqësore e blegtorale etj.
Mendoj se per kete diference negative krahasimore përgjithësisht, shkaku kryesor është raporti jo i drejtë çmim/cilësi, që ofrohet kudo, sidomos në jug.
Nuk mjaftojnë resurset natyrore të cilësisë së lartë dhe as investimet infrastrukturore gjithmonë në rritje, të sigurojnë një destinacion turistik afatgjatë, nëse shërbimet që ofrojmë (në sasi dhe cilësi) janë të ulta dhe çmimet bashkëngjitur tyre, të larta.
Aq më tepër kur konkurentët tanë sidomos në rajon, po edhe më gjerë, permirësohen gjithmonë e më shumë në paketa turistike me shërbime të cilësisë së lartë dhe çmime ofertash.
Shiko Malin e Zi, Turqinë, po edhe Spanjën, Greqinë apo Italinë.
Aty ajo që zgjedh të marrësh është në raport shumë të pranueshëm me atë që zgjedh të paguash.
Sezoni i kaluar veror duhet të sillte në fakt një reflektim të zgjuar nga ana e operatorëve turistikë, në mënyrë që gjithë shqiptarët që kaluan pushimet në Shqipëri për shkak të kufizimit Covid ndaj udhëtimeve jashtë shtetit, (patjetër edhe të huajt),të rizgjidhnin të ktheheshin edhe këtë vit , kur kufizimet janë hequr.
Përsa shqiptarët po zgjedhin në masë destinacionet turistike të fqinjëve, tregon që ajo që morën nga operatorët turistikë vendas vjet, nuk është ajo që zgjedhin nëse nuk janë të detyruar.
Problemi nuk është më shumë çmimi i lartë, sesa ajo çfarë ofrojnë për të justifikuar çmimin e lartë.
Paketa e tyre e shërbimeve të ofruara është e zbehtë në sasi dhe e sikletshmë në cilësi.
Duhet një reflektim në 360 gradë dhe startegji inteligjente dhe rigoroze që turistët të rikthehen. Qofshin të huaj apo vendës.
Më vonë do jetë shumë vone.
Eshte e vertete qe ne nje ekonomi tregu cmimin e vendos kerkese- oferta. Por ne jemi relativisht te rinj ne boten ku vendosin keto rregulla. Ndaj, ndoshta kemi nevoje te mesojme te lexojme ne kohe sinjalet qe tregu na dergon.
Nje lexim i vonuar te nxjerr jashte tregu. Ne ndoshta duhet, gnithashtu, te kuptojme me mire qe jemi ekonomi e hapur, ku konkurrenca nuk vjen vetem nga fqinji, por sidomos nga pertej kufiri.
Tregu global eshte fusha ku turizmi shqiptar luan dhe rregullat e kesaj loje ndoshta ka nevoje t’i kuptojme me mire.