Sepp Blatter nuk ka ndërmend të pranojë vendimin e Komitetit të Etikës për pezullimin e tij nga çdo aktivitet sportiv për 8 vite. Kështu, ish kreu i FIFA-s tha se ai do të “kthehet”. Madje pritet që Sepp Blater ta apelojë vendimin në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv.
79vjeçari insistoi se vetëm Kongresi i FIFAs mund sipas tij ta shkarkojë atë si president, jo komiteti i etikës.
“I skualifikuar për tetë vjet, për çfarë? Kam folur me avokatin tim këtë mëngjes, i cili nuk ishte i befasuar që njoftimi i vendimit është bërë për herë të parë në media dhe më pas tek ata që duhet ta merrnin atë. Komunikimi në këtë komitet etik është një shembull se si nuk duhet të komunikojmë. Më vjen me të vërtetë keq. Më vjen keq për futbollin. Më vjen keq gjithashtu dhe për mënyrën se si jam trajtuar në këtë botë me cilësi humanitare”, tha Blatter.
Mishel Platini, që aktualisht mban ende postin e Presidentit të UEFA-s, gjithashtu pritet të apelojë ndalimin 8 vjeçar.