Një 46-vjeçar është proceduar penalisht pasi ka kanosur dhe goditur një qytetar. Konflikti ka ndodhur për motive pronësie.
“Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë proceduan penalisht shtetasin L.Sh., 46 vjeç, banues në Dajç, Lezhë pasi për motive pronësie ka kanosur dhe goditur duke i shkaktuar dëmtime shtetasin Z.Rr., 60 vjeç, banues në Dajç, Lezhë”, njoftoi policia.
Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.
/b.h