Në ceremoninë e tre vjetorit të “Aleancës së Dhurimit të Gjakut”, i ftuar, ishte dhe Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Organizatave të Dhuruesve të Gjakut (IFBDO), Gian Franco Massaro.
Gjatë fjalës së tij, Massaro, falënderoi Presidentin Meta për iniciativën, duke e cilësuar këtë shembull si unik. Për këtë arsye, në emër të federatës, Massaro, nderoi Presidentin Meta me “Urdhrin për Merita Ndërkombëtare të Gjakut”.
“President Ilir Meta, ju jeni ndër të vetmit politikanë në botë, që jepni shpirtin për kauzën e dhurimit të gjakut dhe unë mbas këtij takimi do shpërndaj shembullin tuaj unik në përfaqësuesit e institucioneve në të gjithë botën.
Për këtë arsye ne po mendojmë që vitin e ardhshëm të organizojmë pikërisht në Shqipëri mbledhjen e radhës së Federata Ndërkombëtare e Organizatave të Dhuruesve të Gjakut (IFBDO).
Presidenti Meta përveçse është një dhurues vullnetar periodik i gjakut është një shembull unik në botë, në radhët e politikanëve. Për këtë arsye por edhe për shumë të tjera kemi vendosur në unanimitet të nderojmë Presidentin Meta me “Urdhrin për Merita Ndërkombëtare të Gjakut”, tha Massaro./m.j