Një mjet është përfshirë nga flakët në ecje në autostradën Tiranë-Durrës.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se nga flakët u përfshi mjeti me drejtues shtetasin me inicialet A. Z., i cili fatmirësisht ka arritur të dalë në kohë nga mjeti.
NJOFTIMI I POLICISË
Në hyrje të autostradës Tiranë-Durrës, dyshohet se si pasojë e një defekti teknik ka marrë flakë në lëvizje mjeti me drejtues shtetasin A. Z., ku ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.