Diana Janko është shqiptarja e zhdukur në Gjermani për shkak të përmbytjeve të shumta. Bild shkruan se zhdukjen e 60-vjeçares e ka raportuar 40-vjeçari Grigor Nikolla, ndërkohë që ende nuk dihet lidhja mes tyre.
Ai ka thënë për Bild se më parë ata flisnin çdo ditë me kamer në Facebook, por tani nuk lidhet dot me të, ndërkohë që informacion i fundit që kishte është se, ajo donte që të shkonte në spital.
“Nuk mund ta arrij më, ne flisnim me njëri-tjetrin çdo ditë në video-thirrje në Facebook. Ajo nuk më telefonon më, informacioni im i fundit ishte se ajo donte të shkonte në spital,” ka thënë ai./m.j