Departamenti Amerikan i Shtetit ka analizuar vijën kufitare të propozuar nga komisioni qeveritar dhe ka konkludar se vija kufitare e propozuar nga ky komision përputhet me kufijtë e vitit 1974.
Sipas një dokumenti nga Ambasada Amerikane në Kosovë të cilën e posedon Gazeta Fjala, DASH ka analizuar hartat që nga viti 1940, “përfshirë edhe ato harta që janë përdorur nga komisioni [shtetëror i Kosovës]”, raporton Gazeta Fjala.
“Kufijtë që ne i kemi shënuar që nga viti 2008 përputhen në detaje me kufirin e propozuar tani në vitin 2015,” thuhet në raport duke iu referuar Kushtetutës së Kosovës dhe pakos së Ahtisarit.
“Ne nënvizojmë se përmybllja e marrëveshjes për demarkacionin kufitar është nje kusht i BE-se për liberalizmin e vizave dhe paraqet një hap të rëndësishëm të Kosovës në rrugën drejt integrimeve Evropiane,” thuhet në dokument. /Gazeta Fjala