Tre lojtarë kanë vrapuar deri më tani mbi 200 km në Premier Ligë.
Andrew Surman, Gareth Barry dhe Matt Ritchie janë futbollistët që kanë vrapuar mbi 200 km pas 17 xhirosh në Premir Ligë, transmeton Indeksonline.
Ylli i Bournemouth, Surman, është lojtari që ka vrapuar më së shumti. Ai i ka bërë 207 km vrap deri më tani.
I dyti në listë është mesfushori i Evertonit, Gareth Barry që ka bërë 201.38 kilometra vrap.
Matt Ritchie i Bournemouth është futbollisti i tretë që ka bërë 200 km vrap.