Presidenti i Republikës, Bujar Nishani dekreton shpalljen e ligjit të dekriminalizimit dhe paketës së ndryshimeve në Kushtetutën e Shqipërisë, të miratuara në funksion të zbatimit të këtij ligji.
Me nr. dekreti 9373 Kreu i shtetit dekretoi shpalljen e disa ndryshimeve dhe shtesave në Kushtetutë, si dhe dhënien e pëlqimit për hyrjen në fuqi menjëherë të tyre. Ndërsa me dekretin me nr. 9374 Presidenti dekretoi ligjin “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, i njohur si ligji i dekriminalizimit.
Të dyja nismat u miratuan me unanimitet në Kuvend në seancën e 17 dhjetorit.