Prokuroria e Durrësit ka shpallur moskompetencë për hetimin e mëtejshëm të kokainës së kapur pak ditë më parë në portin e qytetit bregdetar.
Ka qenë prokurori Bledar Bejko ai që i ka kërkuar gjykatës moskopetencën për hetimin e mëtejshëm të ngjarjes, me argumetin se i përket krimit të organizuar dhe se në këto kushte, dosja duhet t’i kalojë SPAK.
Kjo kërkesë u pranua nga gjyqtarja Eda Kaja.
Ndërkohë më herët, Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ka lënë në burg Barjon Gumenin, administratorin e kompanisë “Alba Ekzotik Fruit”, në kontejnerët e së cilës u kapën 11 kg e 675 gram kokainë 3 ditë më parë.
Mësohet se në hetuesi, Gumeni nuk ka pranuar akuzat, duke mohuar përfshirjen e tij në trafikun e drogës, ndërsa ka thënë se nuk ka patur dijeni për sasinë e kokainës që u gjet në kontejner.
Ai është edhe aksioner në kompani, ku zotëron 10% të aksioneve, ndërsa 90% janë në zotërim të Eduart Dautit, i cili është shpallur në kërkim./m.j