Gjykata e Lartë ka vendosur sot që kërkesa e avokatëve të shkojë për interpretim në Gjykatën Kushtetuese.
Bëhet fjalë për kërkesën e avokatëve, e cila në thelb ka gjykimin e deputetit Tom Doshi të veçuar nga Mark Frroku dhe Durim Bami.
Kjo kërkesë është kundërshtuar nga organi i akuzës, ndërsa Kushtetuesja pritet të japë verdiktin për vijimin e gjykimit.
Në dyert e Gjykatës së Lartë u panë sot Mark Frroku dhe Tom Doshi të shoqëruar nga avokatët përkatës, por asnjëri prej tyre nuk pranoi të komentojë për mediat vendimin e sotëm apo të jepnin deklarata të tjera.