Nuk paraqitet në punë prej afro dy vitesh pa arsye, Inspektori i Lartë kërkon shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Apelit Tiranë Evgjeni Sinoimeri.
Këshilli i lartë Gjyqësor pritet ta marrë në shqyrtim kërkesën e ILD-së këtë të premte, ndërsa kjo është seanca e dytë pasi e para është shtyrë për mosparaqitje të gjyqtares.
Burime për Report Tv bënë me dije se kjo procedurë është iniciuar nga vetë Gjykata e Apelit pasi gjyqtarja nuk paraqitet në punë dhe ia ka kaluar për kompetencë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.
Sinoimeri është një nga tre gjyqtarët të cilët në Apel vrasjet e 21 janarit i cilësuan vrasje nga pakujdesia.
/b.h