Një 17-vjeçar shqiptar është arratisur nga burgu “Cesare Beccaria” në Milano. Adoleshenti me inicialet L.R. ndodhej në burgun e të miturve dhe ka mundur të kalojë murin e një pjese që nuk ka qenë e vëzhguar rreptësisht.
Ai ka qenë i dënuar për drogë dhe gjendje në burg prej vetëm dy muajsh.
Mendohet që ka qenë i ndihmuar nga brenda, por edhe nga jashtë. Vetëm një ditë më parë i kishin bërë vizitë prindërit dhe vëllai.