Familjarët e biznesmenit shqiptaro-maqedonas përkujtojnë sot ditëlindjen e Remzi Hoxhës, i cili u zhduk nga Shërbimi Informativ Kombëtar në Shqipëri dy dekada më parë.
Familjarët e të ndjerit kërkojnë sot e asaj dite zbardhjen e fatit të tij, ndërsa nuk ka më dyshime se ai mund të gjallë.
Ata akuzojnë Sali Berishën për rrëmbimin dhe zhdukjen e të dashurit të tyre në moshën 39-vjeçare.
Remzi Hoxha la pas 5 fëmijë jetim dhe bashkëshorten në atë kohë vetëm 33-vjeçe.
“Urime ditëlindjen e 60-të o Remzi Hoxha. Dora e zgjatur e serbit gjakatar në Shqipëri të zhduku pa nam e nishan në moshën 39 vjeçare.
Por rri me kokën lart sepse gjaku yt do i pastron fëlliqësirat që na i ka lënë serbi armik.
Gjithmonë do jemi krenar me ty dhe e dijmë se do ishe një gjysh shumë i mirë, ashtu siç ishe një baba i shkëlqyer”,shkruajnë familjarët, me një foto që e ilustrojnë me nipin e Remzi Hoxhës, i cili mban gjithashtu të njëjtin emër.
(Tema)