Në korrik të vitit 2017, një grup njerëzish sulmuan një statujë në një lagje të San Filippo Neri të Palermo. Ata shkatërruan statujën prej mermeri të Giovanni Falcone. Duke mos u kënaqur me aq, ata morën kokën e statujës dhe e përplasën në portën e një shkolle aty pranë, që mbante emrin e Falcone.
Edhe 25 vite pas vdekjes së tij gjykatësi që bëri më shumë se kushdo për të sjellë para drejtësisë qindra mafiozë sicilianë ende urrehet nga një pjesë.
‘Fyerja e kujtimit të Falcone është vepër e një frikacaku,’ tha Paolo Gentiloni, ish kryeministri italian. Askush nuk kishte parë dhe dëgjuar diçka të tillë.
Ata e quajtën “Maxi Trial”, gjyqi më i madh që është mbajtur ndonjëherë në botë. Gjyqi filloi në shkurt 1986 dhe vazhdoi për gati dy vite, por në fakt nuk përfundoi deri në janar 1992. Gjyqi u zhvillua në një bunker betoni, ngjitur me burgun Uccardione në Palermo, raporton abcnews.al
Gjithsej janë paditur 475 persona për krime të kryera nga mafia Siciliane. Të pandehurit ishin nga personalitet më pak të njohura deri te disa nga figurat më të larta në rrjetin e pamëshirshëm të sindikatave të krimit.
Ata u dënuan me 2,700 vite burg, një goditje e madhe për krimin e organizuar në rajon dhe më gjerë, pasojat e të cilit ndihen edhe sot. Figura kryesore e “Maxi Trial” ishte Giovanni Falcone, një njeri që njihte Sicilinë, njihte Palermon dhe njihte shumë nga njerëzit që po ndiqte penalisht.
‘Unë jam rritur në të njëjtat lagje,’ tha ai. ‘Unë e di se si funksionon një mendje siçiliane.’
Ndërsa Falcone ishte një nga gjykatësit e duhur për të sjellë para drejtësisë qindra njerëz, veprimtaritë vrasëse të të cilëve kishin mbushur Sicilinë me krim dhe frikë për breza të tërë, ishte pikërisht suksesi i tij në kthimin e një figure madhore të Mafias në një informator që hapi rrugën drejt drejtësisë.
Tommaso Buscetta ishte një lojtar i madh në rrjetin e kontrabandës së drogës që drejtohej midis Italisë, Brazilit dhe Shteteve të Bashkuara, por kur disa anëtarë të familjes së tij u vranë nga mosmarrëveshjet mafioze ai vendosi të kthehej në informator, me kusht që të fliste vetëm me Falcone.
Për gjashtë javë në 1984 Buscetta dëshmoi duke zbuluar më shumë për punën e brendshme të Cosa Nostra. Në mënyrë thelbësore, Falcone siguroi për herë të parë konfirmimin se mafia siciliane ishte në të vërtetë një organizatë me një hierarki të përcaktuar, jo një federatë e grupeve familjare që i përgjigjeshin vetëm vetvetes.
Bisedat e Falcone me Buscetta çuan në arrestimin e më shumë se 350 njerëzve, përfshirë Michele Greco, kreu i provincës së Komisionit të Mafias Siçiliane. Para dëshmisë së Buscetta kishim vetëm një ide sipërfaqësore të fenomenit Mafia,’ tha Falcone.
‘Përmes tij ne filluam të shohim brenda organizatës. Ai na dha shumë informacion në lidhje me strukturën, teknikat e rekrutimit dhe funksionet e Cosa Nostra. Mbi të gjitha ai na dha një vizion të gjerë, global, me gamë të gjerë të fenomenit- një çelës thelbësor, një gjuhë, një kod. ‘
Për herë të parë çështja e Cosa Nostra ndaj shoqërisë siciliane po zgjidhej me detaje, e koordinuar nga një burrë që ishte rritur pranë shumë prej tyre. Edhe në shkollë Giovanni Falcone ishte i njohur për ndjenjën e drejtësisë dhe të gabuarës dhe gatishmërinë për bërë drejtësi.
Me krenari Siçiliane, pasi u bashkua me marinën, ai qëndroi në ishull për të studiuar juridik në Universitetin e Palermos dhe u emërua gjykatës në 1964. Në fillim të viteve 1980 u bashkua me Ufficio istruzione, dega hetimore e zyrës së prokurorit të Palermos. 3 muaj pas marrjes së detyrës, ai ishte në krye të çështjes për vrasjen e gjyqtarit në krye të departamentit, Cesare Terranova.
Falcone menjëherë nisi hetimin e rrjeteve globale të kontrabandës së heroinës nga Siçilia. Falcone zgjodhi vargje të ndërlikuara dhe degë të transaksioneve financiare në Itali dhe më gjerë që çuan në 74 të arrestuar dhe nxiti një përçarje të madhe të tregtisë botërore të drogës.
Ishte punë e rrezikshme dhe Falcone e dinte atë. Gaetano Costa, gjyqtari që nënshkroi urdhër-arrestet për çështjen e heroinës, u qëllua për vdekje disa ditë më vonë. Në pranverën e vitit 1982 Pio La Torre, vdiq në një breshëri plumbash në një rrugë të Palermos. Në të njëjtin vit qeveria italiane dërgoi Carlo Alberto della Chiesa, një gjeneral i Karabinierëve, në Siçili për të vënë nën kontroll mafian dhe brenda disa javësh ai dhe gruaja e tij u vranë gjatë rrugës për në një restorant, raporton abcnews.al
Falcone u mësua me këtë jetë. Dritaret në shtëpinë e tij ishin të mbushura me thasë me rërë, ai udhëtonte kudo me automjete anti-plumb dhe në 1986 ai u martua me magjistraten Francesca Morvillo në një ceremoni të fshehtë.
Tre vite më vonë, kur ai po hetonte një seri llogarish bankare zvicerane të lidhura me aktivitetin mafioz, në mjediset e një vile që Falcone kishte marrë me qira në bregdetin verior të Siçilisë u gjet një bombë. Pavarësisht sukseseve, për gjithë punën e tij dhe vendosmërinë për të qëndruar në ishullin që donte, Falcone u zhgënjye gjithnjë e më shumë.
Jo për jetën e tij, por me parokializmin politik që përshkallëzoi burokracinë e ishullit. Ai u nuk pranoi detyrën e kryeprokurorit të Siçilisë pavarësisht se ishte kandidati i duhur. Madje kishte përpjekje për ta përjashtuar Falcone, duke e akuzuar për abuzim në familje dhe aktivitet të nivelit të ulët kriminal, derisa në pranverën e vitit 1991 ai u emërua drejtor i përgjithshëm i punëve të brendshme në Ministrinë e Drejtësisë në Romë.
Falcone krijoi një organ kombëtar për të luftuar krimin e organizuar mbi një rrjet të organizatave rajonale. Puna e tij e re gjithashtu e ndihmoi atë për të siguruar të gjithë se “Maxi Trial” do të eliminonte korrupsionin dhe burokracitë famëkeqe italiane, raporton abcnews.al
Më 23 maj 1992, Falcone dhe gruaja e tij udhëtuan në Palermo me një avion privat. Ata u nisën për në shtëpinë e tyre me një makinë të blinduar dhe ndërsa iu afruan kthesës për Capaci, një bombë e vendosur në makinën e tyre shpërtheu me një telekomandë.
Falcone, Francesca dhe tre oficerë policie u vranë në një shpërthim kaq të fuqishëm sa shumica e krahasuan me tërmet. Disa javë pas vrasjes së Falcone u vra gjithashtu miku dhe kolegu i tij prokurori Paolo Borsellino.
Dy vdekjet dy çuan në një protestë të madhe publike dhe mungesë të madhe besimi tek politikanët. Pas kësaj, autoritetet nxitën një nga operacionet më të mëdha mafioze që çuan në arrestimin dhe dënimin e mbretit Salvatore Riina, njeriu që kishte urdhëruar shpërthimin e bombës në Capaci.
Disa muaj para se të vritej, Falcone kishte dhënë një intervistë për një gazetë franceze. “Unë hapa një llogari me Mafian dhe kjo gjë mund të mbyllet vetëm me vdekjen time”. / Përktheu Sonila Backa-abcnews.al
g.kosovari