Serialet televizive “Crown” dhe “The Mandalorian” kryesojnë garën për çmimet prestigjioze të Emmy. Seriali kushtuar jetës në oborrin mbretëror të Britanisë, “The Crown”, u nominua në 24 kategori përfshi dhe “Drama më e mirë”.
Filmi “The Crown” i Netflix u nominua për serialin më të mirë dramë, ndërsa “The Mandalorian” i Disney njihet gjithashtu për këtë kategori. Michaela Coel e vlerësuar në mënyrë kritike në “I May Destroy You” është nominuar në kategorinë e serive të kufizuara konkurruese.
Nga pretendentët e mundshëm britanikë është gjithashtu dhe “Small Axe” të Steve McQueen dhe “It’s A Sin” e Russell T Davies humbi në një kategori të ngushtë që pranon vetëm pesë nominime, ndërsa komedia dhe drama kanë nga tetë secila.
Edicioni i këtij viti është cilësuar si një kthim drejt normalitetit, pasi ai i vitit të kaluar u transmetua në një teatër të zhveshur nga yjet e kinemasë, ndërsa fituesit pranonin çmimet nga shtëpitë e tyre. Ceremonia është vendosur të zhvillohet në 19 shtator. Përgatiti BW