Sipas mediave greke, 27-vjeçari punonte në ndërtim, ndërsa dyshohet se është vrarë pas një sherri për shkak të mosmarrëveshjeve për lekët.
Nga hetimet dhe dëshmitë e pesë të arrestuarve mësohet se kanë qenë 12 shqiptarët që kishin lënë një takim për t’u sqaruar në Mykonos, por shumë shpejt situate u nxeh dhe gjithçka agravoi në dhunë.
Nga përleshja, i riu shqiptar u godit me thikë në zemër dhe ndërroi jetë në vend. Ai kishte disa muaj në Mykonos, ku qëndronte pa dokumente. Autoritetet greke vazhdojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.