Kunati i Lulzim Bashës, Erion Isufi do të jetë fitues i qindra hektarë tokë shtetërore falas në portin e Durrësit.
Nga dokumentet rezulton se kompania që do të përfitojë qindra hektarë tokë shtetërore falas në portin e Durrësit, vjen nga ishujt Kajman dhe është themeluar vetëm pak muaj më parë. Symphony Real Estate Development ka një kapital prej vetëm 10 mijë lekë dhe administrator i saj rezulton shtetasi Oltjan Hoxholli, një avokat partner në studion ligjore LPA.
Dokumentet e publikuara nga MCN, tregojnë se në 25 maj të këtij viti, kjo kompani u regjistrua në Qendrën Kombëtare të Biznesit në emrin e Hoxhollit, i cili mesa duket është thjesht një nëpunës i emëruar. Pronari i Symphony Real Estate është një kompani guackë nga ishujt Kejmen e quajtur Symphony Invest limited.
Si fshihet kunati i Bashës pas Oltion Hoxhollit?
Nga të dhënat e QKB, Hoxholli rezulton administrator i kompanisë Moveo Albania, e regjistruar më 12 dhjetor 2017 dhe e themeluar më 5 dhjetor 2017. Moveo Albania operon në dizenjimin e softurëve, zhvillimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve
Por, mesa duket, Hoxholli figuron vetëm në letra si administrator i kompanisë Moveo Albania. Erion Isufi, që në qarqet politike dhe mediatike njihet si “kunati i Bashës”, njëkohësisht themelues i Landmark Comunications, në faqen e kësaj të fundit përshkruhet si bashkëthemelues i Moveo Albania, pra ortak i Hoxhollit, me kompaninë e të cilit qeveria shqiptare ka lidhur marrëveshjen 2 miliardë dollarëshe për rizhvillimin turistik të portit të Durrësit.
Si Basha i “kërkoi” Ramës postin e Durrësit.
Në maj të këtij viti, vetëm pak ditë pas zgjedhjeve të përgjithshme ku PD humbi, PD I kërkoi PS portin e Durrësit. E pyetur nga gazetarja Ilva Tare për ftesën që Rama i bëri aso kohe Partisë Demokratike për bashkëpunim, Grida Duma kërkoi që ky raport I ri të niste me Portin e Durrësit.
“Porti i Durrësit për shembull është projekt nacional, nuk mund ta marrësh vetë ti. Në kushtet që e di që real opozita është në rrugë, edhe mund të presësh, siç u ule për kodin elektoral. Për portin e Durrësit është shumë e madhe se ka të bëjë me pronën publike, koncesionet, pse nuk e thërret opozitën të jetë konstruktive në këtë gjë?”, do të shprehej Grida Duma./mcntv
EkstraktHistorik-7_14_2021 (1)