Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luiggi Soreca ka bërë thirrje që të gjithë institucionet e drejtësisë duhet të vazhdojnë që të punojnë së bashku për të ofruar integritetin dhe pavarësinë e sistemit të drejtësisë.
Përmes një mesazhi në Twitter Soreca theksoi se BE do të vazhdojë të mbështesë reformën në drejtësi, si një ndër pikat kyçe për integrimin e vendit.
Mesazhi i Soreces:
Të gjitha institucionet e drejtësisë duhet të vazhdojnë të punojnë së bashku për ofrimin e efikasitetit, integritetit dhe pavarësisë së sistemit të drejtësisë.
Të rindërtojmë besimin në gjyqësor dhe t’i shërbejmë qytetarëve shqiptarë. Ata gjithashtu duhet të tregojnë udhëheqje dhe drejtimin e duhur për to dhe të zbatojnë standardet më të larta të BE-së të mundshme.
Bashkimi Evropian do të vazhdojë të mbështesë plotësisht reformën e drejtësisë, e cila vazhdon të jetë një prioritet kyç i BE në Shqipëri./m.j