Kryeministri Edi Rama dhe nënkryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla kanë depozituar në Kuvend kërkesën për ndryshime në ligjin e medaljeve.
Ndryshimet e propozuara parashikojnë heqjen e medaljeve për ish-anëtarët e Byrosë Politike të periudhës se regjimit komunist.
Përmes amendimit të ligjit kërkohet gjithashtu heqja e medaljeve edhe për drejtuesit e makinerisë kriminale të komunizmit.
Në fillim të seancës së sotme, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta duke njoftuar deputetët për këtë nismë ligore tha se shqyrtimi i saj do të bëhet me nisjen e sesionit të ri parlamentar në janar.
Nismën e qeverisë, opozita e konsideron si të pavlerë përballë papërgjegjshmërisë së treguar me dekorimin e kësaj kategorie.
Në një prononcim për mediat, deputeti demokrat Aurel Bylylbashi, vuri në dukej se “maxhoranca e kishte detyrim me ligj, pasi ligji i parashikon qartë instrumentet e verifikimit, gjë që maxhoranca nuk e ka bërë dhe nuk mundet tani që nëpërmjet një projektligji të shpëtojë nga ky turp.
Parlamenti, tha ai, duhet t’i tregojë fytyrën kësaj qeverie që po rehabiliton figurat e komunizmit”.