Ngrirja e ushqimit është një metodë e ruajtjes së tij, mirëpo disa ushqime nuk mund t`i rezistojnë procesit të ngrirjes-shkrirjes. Mësoni se cilat janë ato:
Djathi
Llojet e djathrave të buta si gjiza, djathi i dhisë apo kajmaku nuk është mirë të ngrihen e më pas të rishkrihen pasi mund të prishin formën dhe shijen e tyre. Djathi i fortë si parmezani dhe cedar zakonisht janë të sigurtë, por sërish është më mirë të bleni vetëm ajo çka ju nevoitet dhe ta vendosni siç duhet në frigorifer.
Produktet e qumështit
Ajkën, dhallin, kosin, shtalpën dhe kremin, të gjitha ndani veç e veç dhe sistemoni në frigorifer.
Vezët
Vezët mund të zgjerohen gjatë procesit të ngrirjes, duke shkaktuar që lëvozhga të kriset dhe të lejojë bakteriet të hyjnë brenda- kjo nuk është aspak një gjë e mirë. Vezët e gatuara si dhe salcat e ndryshme me përbërje nga vezët si salca holandeze, majonezi dhe salca merengë me vezë të rrahur, hyjnë gjithashtu në kategorinë e produkteve që nuk bën të futen në frigorifer.
Ushqim i skuqur
Ushqimet e skuqura nuk janë aspak të mira gjatë ngrirjes në frigorifer dhe shkrirjes së tyre.
Kafeja
Është në rregull nëse ruani në frigorifer qese apo paketime të mbyllura të kafesë deri në një muaj. Por, nëse e keni hapur qesen dhe filloni të merrni kafe gradualisht dhe sërish ta vendosni brenda, atëherë kafeja mund të prishet, shkruan keshilla.net.
Disa prodhime
Produktet që kanë përmbajtje të lartë të ujit (trangulli, shalqiri, marula) zbuten dhe krijojnë lagështi gjatë ngrirjes dhe shkrirjes.
Erëza të freskëta
Provoni të fusni erëza të freskëta në frigorifer dhe do t’i shihni rezultatet duke përfunduar në tharje dhe lagështi.
Pasta të gatuara
Pastat e gatuara shndërrohen në brumë të qullët pas ngrirjes. Mënjanoni pa përjashtim këtë.
Salca të trashura me miell ose miell misri
Këto lloje të salcave siç janë beshameli dhe salca me lëng mishi, nuk preferohen t’i nënshtrohen disa herë procesit të ngrirjes dhe shkrirjes.
Avokado
Forma e avokados ndryshon gjatë ngrirjes, kështu që tentoni mos ta bëni asnjëherë këtë.
Patate
Kur ka qenë hera e fundit që keni kërkuar një patate të butë, të freskët dhe jo të lëmuar? Pikërisht, për këtë, largojuni ngrirjes së tyre sepse e humbin origjinalitetin.
Express