Mendoni për një moment rastin e çuditshëm të Martin Shkrelit, ish-menaxherin 32-vjeçar të një fondi, i cili u arrestua nga Byroja Federale e Hetimeve në apartamentin e tij në Manhatan para agimit të 17 dhjetorit, ku ngarkohej me akuza për mashtrim të disa letrave me vlerë.
Madje edhe nga standardet e vjedhjes së vëmendjes, Shkreli ka arritur të qëndrojë jashtë edhe përkundër shthurjes së tij si i dyshuar, për shkak të guximit të tij dhe aftësisë për të mbajtur tempon të vazhdojë tutje pasi do të duhej të ndalonte në gjurmët e tij.
Shkreli natyrisht se është më së miri i njohur, si sipërmarrës farmaceutik që bleu barin jetim, jetë shpëtues dhe pastaj rriti çmimin e tij në nivel astronomikë. Por nuk ishte ky gjest apo sjellje që e arrestoi atë. Në vend të kësaj, nëse FBI-ja, prokurorët federalë në Brooklyn dhe komisioni i letrave me vlerë janë për t’iu besuar, Shkreli kishte tërhequr prej kohësh një mashtrim pas tjetrit që kur fondi i tij, Elea Capital, u shemb pas një basti të keq në vitin 2007.
Në disa kënde të biznesit të medieve, megjithatë Shkreli është parë si diçka krejt tjetër. Në dhjetor të vitit 2012, revista Forbes e kishte emëruar atë në listën e saj të “30 nën 30 në financa”, duke e emëruar atë si një investitor aktivist të njohur më së miri si për “luftën e miliarderëve dhe drejtuesve të ngulitur në industrinë e barnave”, nëpërmjet aseteve të tij të ndryshme të shkruara nëpër mediet sociale.
(Forbes kishte një vështrim më kritik në fillim të këtij viti). Alan Geller, një ish-tregtar i naftës i cili ka investuar me z. Shkreli, e quajti atë “një gjeni”, duke shtuar, se “vë bast se do të bëjë miliarda dollarë para se të pësojë goditje”. Në fillim të këtij viti, Business Insider e vlerësoi atë për “ekspozimin e nevojës kritike për ekuilibrim midis interesave të aksionarëve dhe pacientëve”.
Sipas aktakuzës, grupi i vetëm që zoti Shkreli e ka mbajtur në përbuzje më të madhe sesa pacientët ishin aksionarët. Pasi fondi i tij i parë u shemb, ai filloi të dytin, MSMB Capital, që gjithashtu humbi miliona, edhe pse i siguroi investitorët se është duke u bërë shumë të holla. Duke u përpjekur të fitojë sa më shumë kapital, zoti Shkreli i tha një investitori në vitin 2010 se MSMB Capital kishte pasuri në vlerë prej 35 milionë dollarë. Por në fakt, kishte 700 milionë.
Në shkurt të viti 2011, ai vuri një bast tjetër të keq, duke humbur kështu paratë e investitorëve të tij dhe 7 milionë dollarët tjera që i kishte huazuar në mënyrë efektive nga Merill Lynch. Për të zgjidhur problemin me Merrill, ai përdori paratë e investitorëve të tij për të paguar firmën me rreth 1.5 milion dollarë, dhe më pas likuidoi fondin e tij, duke u thënë investitorëve se “kishin dyfishuar paratë tyre”, dhe se ata mund të marrin mjetet monetare ose një kombinim të parave të gatshme dhe aksioneve të kompanisë se re të kujdesit shëndetësor, Retrophin, në të cilën ai ishte përfshirë. Më pas ai filloi punën në fondin e tretë, MSMB të kujdesit shëndetësor, dhe duke u bazuar në keqinterpretimet e tij të performancës së mëparshme, nxiti 13 persona të investojnë 5 milionë dollarë në të.
Derisa mashtrimi i Shkrelit filloi të shembet, në vitin 2013 së bashku me Evan Greeb, një bashkëpunëtor i tij, sipas aktakuzës, kanë përdorur aksionet e Retrophin për të paguar investitorët e tij edhe pse kompania e barnave nuk kishte të bënte asgjë me humbjet e tij të fondit. Kur auditorët e Retrophin vënë në pikëpyetje legjitimitetin e këtyre pagesave, z. Shkreli dhe z. Greed sajuan një mashtrim të ri për të zgjidhur problemet me investitorët duke futur Retrophin në mashtrim në marrëveshje me ta. Në fund, aktakuza pretendon se z. Shkreli dhe z. Greeb “kanë detyruar” Retrophin të paguaj më shumë se 7.6 milionë dollarë në para të gatshme dhe të aksioneve për të zgjidhur pretendimet.
Zoti Shkreli ka mësuar një mësim nga përvoja e fondit, megjithatë: Nuk ka gjë të tillë se sa mediat e këqija. Ai u kënaq duke qenë “djali i keq” i Wall Street-it duke marrë rolin e Gordon Gekko, duke përqeshur armiqtë e tij në Twitter, duke u kënaqur në lajkatimin e tifozëve të rinjë gjatë bisedave të çuditshme online, duke investuar në produksione muzikore, dhe duke blerë albume të rrallë të Wu-Tang Clan në vlerë prej 2 milionë dollarë.
Pas raportimit të New York Times më 20 shtator, që z. Shrekli ka filluar një biznes të ri në industrinë farmaceutike dhe që kishte blerë të drejtën e shitjes së barit Daraprim – një bar që shëron një sëmundje të rrezikshme për jetën – dhe pastaj rriti çmimin e tij nga 13.50 dollarë sa ishte në fillim në 750 për një tabletë, z. Shkreli u mundua të mbrojë vendimin e tij në CNBC, Bloomberg dhe Fox Business, dhe rrezatoi në 15 minutat e tij të famës. Ai pohoi se është dashur edhe më shumë të rris çmimin e barit Daraprim.
Deri atëherë, natyrisht se ai tashmë ishte në kryq të S.E.C., FBI dhe prokurorëve federalë. Pasi u shpall i pafajshëm për akuzave për mashtrim me letra me vlerë, ai u lirua me kusht duke paguar 5 milionë dollarë, dhe shkroi në Twitter se “ndihet i kënaqur që është kthyer në shtëpi”, dhe se “falënderon të gjithë për mbështetjen e dhënë”. Por kjo nuk është asgjë. Në vend të kësaj, ai vetëm është përbuzur si një njeri që me sa duket kishte mashtruar shumë njerëz duke menduar se ishte diçka që në fakt nuk ishte.
Derisa zoti Shkreli të paraqitet në gjyq, nuk mund ta dimë me siguri nëse do të bashkohet me kompaninë e artistëve tjerë si Bernie Madoff. Pyetja më e madhe është nëse Wall Street do të jetë ndonjëherë në gjendje të reformojë veten duke parandaluar akte të mashtrimit. Ekzistojnë shenja inkurajuese, duke përfshirë edhe këtë ndjekje penale dhe agresive të një fushate 2-vjeçare nga William C. Dudley, president i rezervave federale të Nju Jorkut, për të rehabilituar Wall Street-in duke u fokusuar “më pak në kërkim të mollës së kalbur dhe më shumë në atë se si të përmirësojë rritjen e sasisë së mollëve”. A mund të ndryshojë Wall Street apo është natyra e njeriut përtej riparimit?
Lajmi.net