Juriasiti i kadastës së Durrësit, Mikel Zaho është arrestuar! Ai është vënë në pranga pas një hetimi për një parcelë 2000 metra katrore në Plepa.
Policia ka mësyrë në zyrat e Kadastrës, aty ku ka bërë të mundur arrestimin e tij. Prokuroria ka kërkuar arrestimin e personave të tjerë të përfshirë.
Zaho është arrestuar si i dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”. Zaho është arrestuar dhe më parë për dosjen e Kepit të Rodonit.
Prokuroria ka kërkuar arrestimin e disa personave, ndërsa policia ka ekzekutuar sot urdhrin, duke arrestuar brenda Kadastrës juristin Zaho.
Hetimi është kryer nga prokurori Madrid Kullolli, ndërkohë që priten të tjera arrestime nga policia.
g.kosovari