Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) vijon aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje.
Sot aksioni ka vijuar në Elbasan, siç duket në videon IKMT ka prishur “Kalin e Trojës” që ishte ndërtuar pa leje dhe ishte në trotuar, ku pengonte lëvizjen e qytetarëve.
Kujtojmë që në vitin 2015 gjithashtu INUK tentoi që të shembte “Kalin e Trojës” që ndodhet në Elbasan, por që “dështoi”, pasi një fadromë u rrëzua ndërsa po tentonte që ta shembte këtë objekt.
g.kosovari