Dy shtetas kanë rënë në prangat e Policisë pas njoftimit të shtetasit N.K. se i kishin vjedhur kamionçinën tip ‘Ford Tranzit’ që e kishte lënë të parkuar. Saktësisht janë arrestuar Andi Orucai 19 vjeç dhe Mariglen Kondi 25 vjeç. Dy të rinjtë vinin nga Tepelena dhe vidhin kamionçina në Lushnjë.
Menjëherë pas njoftimit Policia ka bërë të mundur bllokimin e automjetit të grabitur di edhe mjetit me të cilën të rinjtë kishin kryer vjedhjen.
Pas verifikimeve forcat e policisë kanë zbardhur edhe tre ngjarje të tjera të vjedhjes së kamionçinave që dyshohet se janë kryer nga nga dy të rinjtë. Tre vjedhjet janë kryer 24.02.2021 në fshatin Hysgjokaj, në datën 26.03.2021 në fshatin Gjuzaj dhe në datë 08.05.2021, në fshatin Konjat.
Ndërkaq, Andi Orucai rezulton i dënuar më parë për veprat penale ‘Vjedhja’ dhe ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’. Ndërsa, Mariglen Kondi ishte me masë sigurie ‘Arrest në shtëpi’për veprën penale ‘Kultivimi i bimëve narkotike’.
Mbi dy të rinjtë rëndon akuza Vjedhja e kryer në bashkëpunim.
g.kosovari