Champions/ Uzuni dërrmon kosovarët me tre gola në “Fadil Vokrri”. Prishtina dhe Shkëndija e Tetovës eliminohen

Uzuni Myrto

Prishtina pësoi disfatë dhe në sfidën e dytë me kampionët e Hungarisë, Ferencvaroshin, teksa këta të fundit triumfuan në stadiumin “Fadil Vokrri” me rezultatin 1-3.

Padyshim vendimtar në këtë ndeshje ishte sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni i cili realizoi tripletë. Beratasi ishte i pandalshëm në pjesën e dytë duke shënuar tri herë brenda 45 minutave. 25 vjeçari e mbajti premtimin e tij duke mos festuar në golat ndaj Prishtinës.

Goli i vetëm për bardheblutë u realizua nga Hoti. Prishtina eliminohet kështu nga Champions-i dhe do të vazhdojë aventurën në Ligën e Konferencës, ndërsa Ferencvaroshi dhe Uzuni vazhdojnë rrugën drejt Ligës së Kampionëve.

Ndërsa Shkëndija e Tetovës u shpartallua me rezultatin 5-0 në transfertë ndaj Murës, në sfidën e kthimit të vlefshme për raundin e parë të Ligës së Kampionëve.

Pas disfatës 0-1 në shtëpi në ndeshjen e parë, kuqezinjtë e drejtuar nga Ernest Gjoka, u shkërmoqën në përballjen e dytë ndaj kampionëve të Sllovenisë, duke zhgënjyer totalisht.

Goli në minutën e 25-të dhe kartoni i kuq i Krivak në të 42-tën, fiku përfundimisht skuadrën shqiptare që militon në kampionatin e Maqedonisë së Veriut, teksa pjesa e dytë foli e gjitha për Murën. Pas këtij elimini të hidhur, Shkëndija, do të kalojë në raundin e dytë të Ligës së Konferencës ku do të përballet me Rigën.

(BalkanWeb)

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com