Një stuhi e furishme shiu ka përfshirë Londrën në Britani duke shkaktuar përmbytje dhe shkatërrime nga vërshimet e ujrave.
Pamjet e publikuara nga mediat vendase tregojnë rrugë të përmbytyra, njerëz që mundohen të shpëtojnë sendet shtëpiake, teksa makinat e parkuara zhyteshin në ujë.
Sasia e shirave që ra për një orë është krahasuar me sasinë që mund të binte gjatë një muaji normal në Raynes Park, në jug të Londrës.
Uji vërshoi dhe në nëntokë, duke e detyruar trenin e linjës rrethore të kthehej në stacionin Baker Street si dhe nga shkallët në stacionin e tubit Sloane Square të Chelsea.