Deputeti dhe një nga figurat më të rëndësishme të Partisë Demokratike Enkeled Alibeaj, është pyetur për mundësinë e kthimit të Sali Berishës në krye të PD.
I ftuar mbrëmë nga gazetari Roland Qafoku në emisonin “Dekalog” në RTSH 24, Alibeaj tha se PD sapo e zgjodhi kryetarin. Në fakt vetë Berisha nuk e ka hedhur poshtë një mundësi kthimi në krye të PD.
Ai është shprehur disa herë “never say never”, me të cilën ka lanë të kuptojë se ky është një opsion i mundshëm.
Por Alibeaj e ka përjashtuar fare këtë mundësi. Zoti Alibeaj, sa është mundësia që zoti Berisha të kthehet në krye të PD?
Ç’ështe kjo? Ora 10.00 (p.m) vajti vonë. Jo aq vonë sa për të thënë një gjë që s’është e vërtetë. Berisha nuk e ka përjashtuar?
Unë di të them se duke qenë se jetoj në Republikën e Shqipërisë edhe këtë muaj Partia Demokratike përjetoi procesin e vet zgjedhor. Zgjodhi kryetarin e vet, Lulzim Basha mo zotëri. Ç’thua ti!
/b.h