Një dozë e vaksinës Pfizer ose AstraZeneca nuk siguron mbrojtje përfundimtare ndaj mutacionit Delta të koronavirusit.
Profesori i Kimisë Organike i Departamentit të Kimisë në Athinë, George Kokotos ka publikuar të dhënat e një studimi të realizuar më herët për ndjeshmërinë e mutacionit Delta.
Sipas hulumtimeve varianti Delta i Covid ka rezultuar të jetë rezistent ndaj antitrupave. Ndërkohë pas dy dozave të vaksinës Pfizer ose AstraZeneca mund të krijohet një mbrojtje më e mjaftueshme.
Gjithashtu theksohet se efektiviteti i antitrupave kundër mutacionit Delta ulet ndjeshëm nga 3 deri në 5 herë në krahasim me mutacionin Alfa.
Sakaq ekspertët bëjnë thirrje se qytetarët duhet të tregohen vigjilentë në mutacionin Delta për shkak se po përhapet me shpejtësi.
Gjithashtu vaksinimi i plotë si edhe mbajtja e maskave ndihmon në parandalimin e përhapjes së virusit.
g.kosovari